Punonjësit e shpëtimit në Japoni kanë paralajmëruar për rrëshqitjet e dheut dhe përmbytjet si një nga stuhitë më të mëdha në dekadat e fundit që ka goditur vendin.
Tajfuni Nanmadol ka vrarë të paktën dy persona dhe ka plagosur 90 të tjerë që kur ka ra në tokë në ishullin jugor të Kyushu të dielën në mëngjes. Është thënë se nëntë milionë njerëzve duhet të evakuohen dhe më shumë se 350 mijë shtëpi janë pa energji elektrike.
Parashikimet thonë se gjatë 24 orëve të ardhshme reshjet e shiut do të jenë në 400 mm, raportet nga institucionet përkatëse japoneze thonë se një person rezulton i zhdukur.
Kryeministri japonez, Fumio Kishida ka shtyrë vizitën në New York deri në të martën, ku do të mbajë fjalimin në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, për të monitoruar ndikimin e stuhisë, raporton BBC.
Shkencëtarët kanë parashikuar një sezon aktiv uragani këtë vit, i ndikuar nga një fenomen natyror i njohur si “La Niña”.
Temperaturat më të ngrohta të sipërfaqes së detit në Atlantik dhe Karaibe si rezultat i ndryshimeve klimatike mund të ndikojnë në tensitetin e uraganeve.