Kryeministri Kurti pret në takim ambasadoren e Francës, vlerësohet pjekuria demokratike në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim lamtumirës ambasadoren e Francës në Kosovë, Marie Christine Butel. Ai e ka falënderuar ambasadoren Butel për bashkëpunimin dhe angazhimin në Kosovë përgjatë tre viteve

Ambasadorja e Francës në Kosovë, Marie Christine Butel dhe kryeministri Albin Kurti





Gjatë kësaj të marte, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim lamtumirës ambasadoren e Francës në Kosovë, Marie Christine Butel.

Gjatë takimit, kryeministri Kurti ka falënderuar ambasadoren Butel për bashkëpunimin dhe angazhimin në Kosovë përgjatë tre viteve, që nga shtatori i vitit 2019 dhe ka vlerësuar kontributin e saj për projekte në fusha të ndryshme të bashkëpunimit Francë-Kosovë.

Kurti ka theksuar përkushtimin e saj për të çuar përpara agjendën e procesit të liberalizimit të vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës.

“Te Franca shohim shtetin aleat dhe popullin mik të Republikës së Kosovës. Vlerat e saj për lirinë, demokracinë, të drejtat dhe mirëqenien e qytetarëve që i kemi mësuar nga Franca, duam t’i aplikojmë edhe në Kosovë, në vendimet tona dhe në përpilimin e programeve tona qeveritare, tha Kryeministri Kurti. Ai theksoi se ka mirëpritur përfshirjen aktive të Francës në procesin e dialogut për normalizim të plotë të marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë, me njohjen reciproke në qendër”, njofton Zyra e Kryeministrit.

Tutje, në njoftimin e Kryeministrisë thuhet se ambasadorja Butel ka vlerësuar pjekurinë demokratike në Kosovë, që ka sjellë ndryshimin në vend.

“Duke folur për përvojën e saj në Kosovë, ambasadorja Butel potencoi avancimin e marrëdhënieve bilaterale Kosovë-Francë, duke theksuar marrëveshjet në kulturë e ekonomi. Ajo veçoi marrëveshjen për bashkëprodhimin e filmave, si dhe projektin e impiantit të ujërave të ndotura në Prishtinë, që pas shumë vështirësive tani është në binarë”.

Në përfundim të takimit, kryeministri Kurti i ka uruar ambasadores Butel suksese në angazhimet e saj të radhës.





Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika