Deri tani serbët regjistruan pesë vetura me targa “RKS”

Ministria e Brendshme njofton se që nga data 1 shtator, janë regjistruar 5 automjete me targa RKS. Regjistrimet janë bërë në Prizren, Dragash, Leposaviq, Mitrovicë Veriore dhe Gjilan. Ekspertët e sigurisë thonë se numri i ulët i heqjes së targave ilegale po ndodhë për shkak të frikësimit të serbëve nga strukturat paralele të kontrolluara nga Beogradi

Ilustrim





Afati për kthimin e targave në “RKS” po ecën, por serbëve nuk po u bëhet vonë. Në komunat veriore rrallë shihen targa me simbole të Kosovës. “KM” është akronimi që mbizotëron pothuajse në shumicën e veturave.

A e kanë ndër mend t’i marrin targat “RKS”, kjo nuk dihet.

Përkundër insistimit asnjëri nga banorët e kësaj zonë nuk u shpreh i interesuar të flasë.  Jo vetëm në këtë pjesë por në të gjitha komunat e Kosovës numër simbolik i serbëve, i kanë regjistruar veturat me targa “RKS”.

“Nga data 1 Shtator deri më tani janë regjistruar 5 automjete me targa RKS. Regjistrimet janë bërë në komuna të ndryshme, si:  Prizren, Dragash, Leposaviq, Mitrovica Veriore dhe Gjilan.”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Brendshme.

Në Leposaviq targat “RKS” i morri një oficer i Policisë së Kosovës, por nuk i gëzoi.

Vetura e tij u dogj por e njëjta ndodhi edhe me një qytetar tjetër serb, i cili e regjistroi veturën e djalit të tij e atij bashkë me të iu dogj edhe depoja e biznesi. Për këtë akt autoritetet në Kosovë gishtin e drejtojnë tek strukturat paralele të kontrolluara nga Beogadi.

Edhe eksperti i sigurisë, Abit Hoxha thotë se aksionet për frikësimin e serbëve burimin e kanë tek fqinji verior.

“Ky presion është i manifestuar dhe orkestruar nga strukturat të cilat financohen drejtpërdrejt nga Qeveria serbe. Është shumë e qartë që së pari Vuçiqi dhe infrastruktura e tij përmes Listës Serbe i shantazhojnë serbët e Kosovës”, ka deklaruar Hoxha për RTV Dukagjini.

Për të tejkaluar këtë situatë Hoxha insiston se duhen ide e zgjidhje politike.

“Duhet të ketë edhe hapa konkret politikë që këto të mos ndodhin më. Kjo për shkak se qytetarët serbë në veri të vendit janë qytetarë të Kosovës dhe presioni ndaj tyre doemos reflekton presion ndaj Qeverisë së Kosovës”, shprehet ai.

Përkundër rezistencës nga strukturat kriminale, profesori universitar insiston se targat ilegale duhet të hiqen nga përdorimi.

Afati për kthimin e targave ilegale në “RKS” përfundon më 1 nëntor.

Përkundër kësaj publikisht e përmes grafiteve në rrugë serbët janë zotuar se targat “KM” e të ngjashme, nuk i largojnë nga veturat.





Shija e redaktorit

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

“Debat Plus” prinë bindshëm, pakontestueshëm emisioni më i shikuar politik...

Mbi 15 mijë respodent i janë përgjigjur Exit Poll të realizuar nga UBO Consulting e të porositur nga Televizioni Dukagjini. Saktësia e këtij “Exit...

Të fundit nga rubrika