Nëse zgjedhjet do të mbaheshin këtë të diel, cila parti do të kryesonte?

Bazuar në një sondazh të UBO Consulting, Lëvizja Vetëvendosje(LVV) ka kryesuar në vend të parë me 37.3 për qind ndërsa partia e dytë që është listuar me 22.3 për qind është Lidhja Demokratike e Kosovës(LDK)

Sondazhi i UBO Consulting





Bazuar në një sondazh të Omnibus/UBO Consulting për matjen e opinionit publik nëse zgjedhjet do të mbaheshin të dielën e 25 shtatorit, Lëvizja Vetëvendosje(LVV) do të printe e para në listë, duke kryesuar me 37.3 për qind.

Ndërsa partia tjetër që kryeson në vend të dytë është LDK me 22.3 për qind.

Emisioni “Debat Plus” ka publikuar këtë sondazh në të cilin ka renditur edhe partitë e tjera të listuara në këtë sondazh.

Pas LDK-së, vjen PDK-ja e cila ka marrë 21.7 për qind.

Ndërkaq pas këtyre partive pason AAK e cila rezulton të ketë 7.7 për qind.

Lista Serbe ka marrë 5.1 për qind, ndërkaq AKR ka marrë 0.3 për qind.

Ndërsa partitë e tjera janë listuar në vende më poshtë, si Nisma me 1.2 për qind ndërsa Alternativa, 0.3 për qind, Lista Guxo 1.5 për qind dhe PSD 0.1 për qind.

Ndërsa partitë tjera janë listuar me 2.5 për qind.

Sipas këtij sondazhi nëse këto zgjedhje do të mbaheshin, atëherë VV do të kishte 42 ulëse, e me sa deputetë ka tani gjithsej, atëherë kjo parti do të kishte minus 16 deputetë.

Sondazhi i UBO Consulting, ulëset e parapara për VV
Sondazhi i UBO Consulting, ulëset e parapara për PDK

Ndërsa PDK do të kishte 24 ulëse.

Ndërkaq, Lidhja Demokratike e Kosovës sipas këtij sondazhi do të kishte 25 ulëse.

Sondazhi i UBO Consulting, ulëset e parapara për LDK

Sipas analistit, Ylli Hoxha kjo paraqet një alarm për Kryeministrin Kurtin ngase tregon një rënie të dukshme për LVV-në.

“Janë të dhëna shqetësuese për Qeverinë Kurti sepse kjo tregon për një rënie të dukshme”, ka thënë Hoxha gjersa ka theksuar se “e gjithë kjo krizë është duke i kushtuar Kurtit”.

Sipas tij, subjekti që po fiton më së miri është ai i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).

“Një votë e VV-së më lehtë kalon në LDK sesa në një subjekt tjetër, tjerat janë konstant. Ky paraqet alarm për zotin Kurti, ai duhet të ndërmarrë masa në mënyrë që të ndal këtë trajektore”.





Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika