Emisari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, është takuar me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe kryeministrin në largim të Malit të zi, Dritan Abazoviq.
Kjo në kuadër të sesionit të 77-të, të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Takimet e tij me tre liderët e Ballkanit Perëndimor i ka zhvilluar ndaras.
Ai me anë të një postimi në llogarinë e tij në Twitter, ka njoftuar se takimi i tij me kryeministrin Rama ishte i dobishëm.
Gjatë këtij takimi, ata kanë diskutuar lidhur me situatën në Ballkanin Perëndimor.
“Pata një takim shumë të dobishëm me Edi Ramën në margjinat e sesionit të 77-të të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara. Ne diskutuam situatën në Ballkanin Perëndimor. Mirënjohës për njohuritë dhe mbështetjen e tij për dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian”, shkroi Lajçak.
Had a very useful meeting with @ediramaal in the margins of #UNGA. We discussed the situation in the Western Balkans. Grateful for his insights and support to the 🇪🇺-facilitated Dialogue. pic.twitter.com/Zg78i7Buze
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) September 20, 2022
Në anën tjetër, Lajçak ka njoftuar edhe për diskutimet e tij me presidentin Vuçiq.
Dialogu është pjesë e pandashme e takimeve midis Lajçak dhe Vuçiq.
“Pas takimit me kryeministrin Albin Kurti në Prishtinë, javën e kaluar, unë po ashtu vazhdova bisedën me presidentin e Serbisë, Vuçiq në New York… Ne biseduam për mënyrën si ta çojmë para normalizimin e raporteve me Kosovën”, shkruan ai.
After my meeting with Prime Minister Kurti in Pristina last week, I also continued my conversation with @predsednikrs @avucic in New York today. In the margins of #UNGA, we spoke about the way forward in the normalisation of relations with Kosovo. pic.twitter.com/iHoaxboYGv
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) September 21, 2022
Ndërsa, me kryeministrin në largim, Abazoviq, Lajçak ka diskutuar për situatën politike, duke thënë se BE-ja pret progres të Malit të Zi në rformat drejt BE-së.
“Bisedova me Dritan Abazoviqin rreth situatës aktuale politike në Mal të Zi. Potencova se BE pret progres të dukshëm të Malit të Zi në reformat drejt BE-së”, shkruan Lajçak.
Spoke with @DritanAbazovic in the margins of #UNGA to discuss the current political situation in Montenegro. I stressed that the 🇪🇺 expects Montenegro to make visible progress on EU reforms. pic.twitter.com/OiP0UFs2Ob
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) September 20, 2022
Të martën e 20 shtatorit, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në New York në takimin e organizuar nga përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell me krerët e shteteve të Ballkanit Perëndimor, ka thënë se ka rikonfirmuar përkushtimin e Kosovës për paqe e stabilitet dhe për rrugën e saj euroatlantike.
Në një postim në llogarinë e saj në Facebook, e para e vendit ka thënë se ka kërkuar përmbyllje urgjente të çështjes së liberalizimit të vizave dhe mbështetje nga BE-ja për tejkalimin e krizës energjetike këtë dimër.
Ndryshe, të martën, liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor janë takuar në New York me ftesë të përfaqësuesit të lartë të Bashkimit Evropian(BE) për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell.