Putin nis “mobilizim të ri” të rezervistëve ushtarakë

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, njoftoi një mobilizim të pjesshëm për fushatën ushtarake të vendit në Ukrainë

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin





Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, gjatë fjalimit të tij drejtuar popullit në mëngjesin e së mërkurës, ka thënë se është e nevojshme që të marrë një vendim urgjent në mënyrë që sipas tij të mbrohen qytetarët dhe “tokat e çliruara”.

Ai njoftoi një mobilizim të pjesshëm për fushatën ushtarake të vendit në Ukrainë.

“Për këtë kam kërkuar nga Ministria e Mbrojtjes të pajtohet për ‘mobilizim të pjesshëm’”, ka thënë Putin, teksa shtoi se po e bën “për ta mbrojtur mëmëdheun, sovranitetin dhe integritetin territorial, e sigurinë e njerëzve tanë”.

Siç raporton BBC, Putin ka deklaruar se dekreti tashmë është nënshkruar dhe, që nga e mërkura e 21 shtatorit, do të nisë mobilizimi i pjesshëm i rezervistëve ushtarakë.

Sipas tij, të gjithë qytetarët që do të mobilizohen, do të kenë statusin e plotë të focave të armatosura.

Pos kësaj, Putin gjatë fjalimit të tij e ka akuzuar Perëndimin se po e shantazhon Rusinë.

Megjithatë, ai për këtë pati një përgjigje duke thënë se Rusia ka shumë armë me të cilat do të kundërpërgjigjet.

“Nëse integriteti territorial i shtetit tonë kërcënohet, për të mbrojtur Rusinë dhe njerëzit tanë, ne do të përdorim të gjitha resurset që kemi. Nuk është një blof. Integriteti territorial i mëmëdheut tonë, pavarësinë dhe liria do të sigurohen, e përsëris, me të gjitha mjetet që kemi. Ata që tentojnë të na shantazhojnë me armë nukleare, duhet ta dinë se erërat mbizotëruese mund të kthehen në drejtimin e tyre”, ka thënë Putin.

Po ashtu, ai tha se qëllimi i tyre është çlirimi i Donbasit, derisa shtoi se do t’u japë status ligjor vullnetarëve që luftojnë në Donbas.





Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika