Sveçla takon ambasadoren Butel: Franca vlerëson lart angazhimin tonë në luftën kundër krimit

Ambasadorja e Francës në Kosovë, Marie Butel, ka vlerësuar lart angazhimin e Kosovës në luftën ndaj krimit dhe korrupsionit, njoftoi MPB

Ministri Sveçla në takim lamtumirës me ambasadoren e Francës, Marie Christine Butel





Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka pritur në takim lamtumirës ambasadoren e Francës në Kosovë, Marie Christine Butel.

Sipas njoftimit të MPB-së, ambasadorja Butel ka vlerësuar lart angazhimin e Kosovës në luftën ndaj krimit dhe korrupsionit.

“Në veçanti falënderoi ministrin për gatishmërinë e ofruar për ndihmë në menaxhimin e zjarreve me të cilat janë ballafaquar tërë Evropa”, thuhet në njoftim.

“Republika e Francës dhe Republika e Kosovës gëzojnë marrëdhënie të shkëlqyeshme bilaterale dhe ministri Sveçla ritheksoi se do të angazhohemi në thellimin e mëtejmë të këtyre raporteve”, vijon njoftimi.

Në këtë takim, ministri Sveçla e ka falënderuar ambasadoren Butel për bashkëpunimin dhe angazhimin e saj në Kosovë,

“Veçanërisht për rolin e saj aktiv në ngritjen dhe forcimin e kapaciteteve të Agjencive Ekzekutive të Ministrisë së Punëve të Brendshme”.

Me rastin e përfundimit të misionit të saj trevjeçar në Kosovë, ministri Sveçla i uroi suksese në angazhimet e mëtutjeshme Ambasadores Marie Christine Butel.





Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika