Maraklit e biçikletave të enjten e 22 shtatorit do të organizojnë një aktivitet ekologjik të quajtur “Dita pa makina”.
Kjo ngjarje organizohet me qëllim të shfrytëzimit të sa më pak makinave, si një prej ndotësve kryesorë të ajrit dhe nxitjes për përdorimin të transportit urban të biçikletave.
Berat Rakovica dhe Patriot Bllaca nga grupi i meraklive të Biçikletave, në emisionin “Radar” në Radio Dukagjini me Edita Doli, njoftuan se nesër do të ketë aktivitete të shumta duke nisur nga ora 10:30 para New Born në Prishtinë.
“Aktivitetet me biçikleta nisin nga ora 10:30 në Prishtinë para New Born në Prishtinë, për të vazhduar në orën 14:00 në parkun e Toukbahqes, ndërsa në orën 15:00 do të jetë eventi kryesor në sheshin Adem Jashari në Prishtinë, ku do të shpërndahen fletushka të cilat do të ndihmojnë të gjithë fillestarët e biçikletave, posaçërisht fëmijët. Në orën 18:30 në Kinema do të shfaqet një dokumentar për vetëdijesimin e fillestarëve të përdorimit të biçikletave dhe në orën 20:30 do të jetë aktiviteti “Ta ndriçojmë Prishtinën”.
Bllaca dhe Rakovica njoftuan poashtu se për këtë aktivitet do të jenë disa biçikleta pa pagese.
Pjesëtarët e grupit “Merakli të biçikletave” bënë thirrje që Komuna e Prishtinë sa më shpejt të miratoj ligjin i cili do të rregullonte qasjen dhe vozitjen e biçikletave dhe trotineteve.
Aktivitetet e ditës së nesërme do të bëjnë që disa nga rrugët kryesore të qendrës së qytetit të Prishtinës do të jenë të bllokuara për automjete nga ora 10:30 deri në 12:00.