Gjatë vizitës në Nju Jork, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në konferencën e Fondit Global për Angazhimin dhe Qëndrueshmërinë e Komunitetit. Në këtë konferencë, Osmani e ka konfirmuar përkushtimin e palëkundur të Kosovës në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm.
Në konferencën e mbajtur në Nju Jork, presidentja Osmani ka theksuar se bashkëpunimi mes shteteve është i domosdoshëm.
“Në këtë konferencë, Presidentja Osmani ka potencuar se Kosova është mbështetur nga Fondi Global i Angazhimit dhe Rezistencës së Komunitetit, ndaj sipas saj, kësaj radhe shteti i Kosovës ka vendosur të kontribuojë duke e mbështetur Fondin”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Presidencës.
Sipas njoftimit të Zyrës së Presidencës, presidentja Osmani vlerëson se në luftimin e sfidave të përbashkëta, duhet të qëndrojnë bashkë.
Osmani ka theksuar se bashkëpunimi dhe ndërgjegjësimi qëndron në thelbin e zgjidhjeve të qëndrueshme dhe të gjata ndaj kërcënimeve sistematike, të cilat minojnë prosperitetin e shoqërisë.