Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Niko Peleshi, në Ditën Ndërkombëtare të Paqes e përkujtoi lirinë e Ukrainës.
Peleshi ka thënë se Dita e Paqes duhet të shënojë një ngjarje të veçantë për të gjithë botën, por sipas tij, kjo është kërcënuar nga agresioni rus.
“Dita Ndërkombëtare e Paqes duhet të shënojë një ngjarje të veçantë për të gjithë botën, por sot ajo është më e kërcënuar se kurrë për shkak të agresionit rus ndaj Ukrainës”, ka shkruar Peleshi në Facebook.
Më tej, ai ka treguar pozicionimin e Shqipërisë, në raport me luftën në mes të Rusisë dhe Ukrainës.
“Shqipëria mbetet e angazhuar së bashku me aleatët në ndihmë të popullit ukrainas, i cili është në të drejtën e tij të rivendosë pikërisht atë, për të cilën duhet të festonim sot paqen”, ka përfunduar ai.