Joel Qarkaj, një djalë 2 vjet e pesë muaj, po përballet me sëmundjen e rëndë të tumorit. Aktualisht ai është duke u shëruar në Spitalin Memorial në Turqi dhe familja vazhdon të bëjë thirrje për ndihmë pasi harxhimet janë shumë të mëdha dhe të pa përballueshme për familjen Qarkaj.
I menjëhershëm ishte reagimi i ekipit të emisionit “Radar” me Edita Doli, në Radio Dukagjini, ku të mërkurën e 21 Shtatorit u ndanë 2 mijë euro, për t’i dalë në ndihmë sado pak kësaj familje.
Këto mjete kanë tepruar nga rasti i fundit që ka ndihmuar ky emision me ushtarët e vet.
Nëna e Joelit, Dizare Qarkaj, në një bisedë telefonike në emisionin “Radar” me Edita Doli, në Radio Dukagjini, tregoi se për trajtimet e tumorit në boshtin kurrizor nevojiten 30 rrezatime, që do të kushtojë 60.000 euro. Meqenëse, deri më tani familja ka shpenzuar një shumë të lartë për shërimin e tij, ata po kërkojnë mbështetjen nga njerëzit vullnetmirë.
Ajo tregoi se deri më tash janë mbledhur rreth 25 mijë euro, por shton se secila analizë që po i bëhet Joelit e ka koston e lartë.
Qarkaj, tregoi se aktualisht gjendja shëndetësore e djalit të saj është më stabile, por është në një terapi të rëndë pas komplikimeve të fundit.
Më poshtë mund ta gjeni kërkesën e familjes për ndihmë.
“KËRKESË
Të ndëruar vëllezër dhe motra
Të ndëruar bashkëatdhetarë
Djali jonë Joeli ditën e djeshme ka pas kontrollën e radhës pas operacionit të fundit, I cili rezultoi i suksesshëm, mirëpo pasi dje i është bërë rezonanca rreth 2 orë e gjysmë, ka rezultuar që djali ka në bosht kurrizor disa pika të Tumorit, për të cilën sipas Radiologës kërkohen edhe 30 rrezatime. Për ta kuruar këtë kërkohen 6 terapi dhe kostoja është 60.000€ dhe ne duhet të qendrojmë rreth 8 muaj në Spital (në Turqi).
Ju informojmë se deri me tani kemi pasur harxhime per mjekimin e djalit një kosto prej 55.000€, ku për këtë shumë të të hollave na kanë ndihmuar bamirësit dhe rrethi i ngusht familjar.
Prandaj, duke e parë gjendjen e djalit dhe sygjerimet e mjekëve, neve duhet të fillojmë me terapi për largimin e tumorit nga boshti kurrizor dhe për këtë kemi nevojë për ndihmesën dhe përkrahjen e juaj financiar.
E Lus Zotin e Plotfuqishëm që t’ju shpërblej për cdo cent që keni dhuruar për shërimin e djalit tone, Joel (Burim) Qarkaj.
Nr.i Xhirollogarisë së babait:
BKT
IBAN XK05 195300 167 002 1191
Nr.Tel: +38349489657:
Nr.i Xhirollogarisë së Nënës:
TEB
IBAN XK05 20 22 0001682873 12
Nr.Tel: +38349553772.