Vasfije Krasniqi jep dorëheqje nga pozita e deputetes

Deputetja e VV-së, Vasfije Krasniqi ka dhënë dorëheqje nga pozita e saj si deputete në Kuvendin e Kosovës. Si arsye ajo ka thënë se është një trajtim mjekësor të cilin duhet ta marrë në vazhdim, i cili do t'ia pamundësojë të realizojë obligimet e saj si deputete

Deputetja e VV-së, Vasfije Krasniqi





Deputetja e zgjedhur nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje(VV), Vasfije Krasniqi-Goodman, të mërkurën e 21 shtatorit ka bërë të ditur se ka dhënë dorëheqje.

Krasniqi ka thënë se kjo dorëheqje vjen si pasojë e një trajtimi mjekësor të cilin ajo duhet ta kalojë.

“Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës, duke qenë se jam në një trajtim mjekësor, dhe si rezultat në këtë fazë të trajtimit më duhet që për çdo muaj të kem vizita të rregullta, dhe përderisa i njëjti mund të zgjas, mua më vështirësohet, përkatësisht pamundësohet tani dhe ndoshta edhe në të ardhmen realizimi i obligimeve të mija si deputete”.

Ajo ka thënë se ka njoftuar Kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca si dhe kryesinë e Kuvendit.

Ndër të tjera ka shtuar se do të vazhdojë angazhimin publik për Kosovën në ShBA sidomos në Kongresin Amerikan.

“Kam besimin e plotë që së bashku me miq, njerëz të vullnetit të mirë, punëtorë e vizionarë, kauza e fitores së drejtësisë në Kosovë do të triumfojë”, ka vijuar ajo.

Ajo ka falënderuar subjektin e Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryetarin e saj dhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti për mbështetjen ndaj saj.

“Albin Kurti i cili vërtet ka treguar se është i gatshëm dhe i vendosur që çështjen e krimeve të luftës ta trajtoi seriozisht, nuk duhet harruar as, të gjithë përfaqësuesit e zgjedhur në Kuvendin e Republikës së Kosovës të cilët vërtet treguan se përtej dallimeve politike dhe politikave ditore mund të mbizotërojë njerëzorja tek secili prej nesh”.

Po ashtu ajo ka falënderuar edhe qytetarët për besimin e dhënë ndër vite.





Shija e redaktorit

Boksieri shqiptar Roberto Bakaj fiton meçin me nokaut

Roberto Bakaj ka shënuar fitore në meçin e zhvilluar në Harrow Leisure Center. Bakaj ashtu si vëllai i tij arriti ta nokautoj kundërshtarin, Shaban Hamadi...

Amarildo Bakaj fiton meçin me nokaut

Amarildo Bakaj ka shënuar një tjetër fitore në boksin profesionist. 25-vjeçari arriti fitore ndaj kundërshtarit, Mawuli Folivi në meçin e zhvilluar në Harros Leisure Center. Bakaj...

DASH lidhur me aktakuzën për Banjskën: Të respektohet procesi gjyqësor

Shtetet e Bashkuara tha se inkurajojnë respektimin e procesit gjyqësor dhe të sundimit të ligjit, pasi Kosova ngriti aktakuzë lidhur me sulmin e armatosur...

Të fundit nga rubrika