Kurti pas takimit me Jasharajn: Shtesa prej 50 eurove e tejkalon sfidën e inflacionit në vend

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në takimin e tij me drejtoreshën e Unionit të Sindikatave të Arsimit të Evropës, Susan Flocken dhe kryetarin e SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj ka thënë se shtesa prej 50 eurove në arsim tejkalon sfidën e inflacionit në vend

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në takim me kreun e SBAShK-ut, Rrahman Jashari dhe kryesindikalisten evropiane për arsim, Susan Flocken





Të mërkurën e 21 shtatorit, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur në takim Drejtoreshën Evropiane të Komitetit Evropian të Sindikatave për Arsim (ETUCE), Susan Flocken, së bashku me përfaqësuesit e Këshillit Grevist.

Në këtë takim Kurti potencoi rëndësinë e mësimdhënësve për edukimin dhe mirëqenien e fëmijëve, marrë parasysh angazhimin e tyre pedagogjik, emocional dhe psikologjik gjatë dhe pas orarit të punës.

Nisur nga kjo e në kuadër të mbështetjes së Qeverisë për mësimdhënësit, kreu i qeverisë e informoi Flocken se Qeveria e Kosovës ka rritur buxhetin për arsim këtë vit për 12 për qind.

Po ashtu ai e njoftoi për Pakon për Përballjen me Inflacionin, në vlerë prej 150 milionë euro, e cila ofron mbështetje financiare per punëtorët e sektorit publik, përfshirë mësimdhënësit, nëpërmjet shtesës prej 50 euro, minimalisht për të gjithë muajt e mbetur të vitit.

“Një rritje e këtillë tejkalon shkallën e inflacionit në vend”, thuhet në njoftim.

Në këtë takim, ku ishte e pranishme edhe Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci dhe Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, u theksua se Qeveria ka proceduar projektligjin për Paga në Sektorin Publik, që ka qenë kërkesë qendrore e kahmotshme sindikale, ndërsa është trajtuar që nga fillimi me prioritet nga Qeveria.

“Projektligji për Pagat në Sektorin Publik tashmë është në dëgjim publik”, thuhet tutje.

Nga Qeveria u ritheksua domosdoshmëria që sindikatat të jenë pjesë përmbajtjesore e diskutimeve publike për ligjin për pagat, ligj ky i cili ka për qëllim të sigurojë barazi dhe trajtim të dinjitetshëm të sektorit publik në vend.

Në Projektligjin e ri për paga, të gjitha kategoritë e punëtorëve të arsimit janë trajtuar me kujdes të veçantë, ndërsa mësimdhënësit do të kenë koeficientin më të lartë ndonjëherë, u tha në takim.

U potencua se pas së paku 30 takimesh ndërmjet Qeverisë dhe sindikatave, si dhe komunikimit të vazhdueshëm me përfaqësuesit e sindikatave, Kryeministri Kurti, më 13 shtator 2022, ka ftuar dhe pritur në takim Këshillin grevist, me kryetarin dhe anëtarët e këtij këshilli.

Në këtë takim, përfaqësuesit e Këshillit Grevist kishin thënë që do të konsultohen me anëtarësinë për çështjet e diskutuara.

Përkundër kësaj, menjëherë pas takimit ata deklaruan për media se greva vazhdon.

Në këtë pikë, Flocken potencoi rëndësinë e diskutimit të ofertës me anëtarësinë, duke theksuar se vendimmarrja buron nga anëtarësia e sindikatës.

Qeveria theksoi përkushtimin për ndërmarrjen e hapave në drejtim të reformës në sistemin pensional dhe atë të sigurimeve shëndetësore.

Po ashtu, Qeveria tashmë është zotuar që te barnat esenciale do të shtohen 10 milionë euro.

Gjatë takimit u tha se paraprakisht, MAShTI ka adresuar edhe çështje tjera që janë ngritur nga sindikata e Arsimit: si ndarja e 1.7 milionë euro për rreth 300 mësimdhënës me sëmundje të rënda, buxhet shtesë për mësimdhënësit që konsiderohen tepricë, ashtu që të mos mbeten pa punë.

Në vitin 2022, një mijë e 600 mësimdhënësve u janë ruajtur normat, ndërkohë që për vitin 2023 tashmë janë planifikuar t’iu ruhen normat 2 mijë e 209 punëtorëve të arsimit.

“Qeveria mbetet e përkushtuar për dialog dhe pret reagimin pasues nga Këshilli Grevist”, thuhet në njoftim.

NDërkaq, kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe drejtoreshës së Unionit të Sindikatave të Arsimit të Evropës, ka potencuar se greva ende vazhdon.

Këtë ai e ka bërë të ditur në një konferencë për media, i cili ka thënë se edhe pas vizitës së kryesindikalistes për arsim, Flocken dhe mbështetjes së saj për grevistët ende nuk ka ndonjë lëvizje nga Qeveria e Kosovës.

Jasharaj ripërsërit qëndrimet e SBAShK-ut, greva vazhdon





Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika