Haradinaj: Qeveria është e sëmurë, vendi do të pësojë

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se Qeveria Kurti II, është e udhëhequr nga inatet politike

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj





Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka quajtur të sëmurë, Qeverinë e Kosovës dhe se sipas tij shteti i Kosovës, do të pësojë nga kjo qeveri.

Haradinaj, ka thënë se Kosova do t’i shoh pasojat në stinën e dimrit, kur sipas tij pritet që të rëndohet situata me furnizim të energjisë elektrike.

“Qeverinë po e shoh si të sëmurë, është pacient qeveria. Nuk po e shoh vetëm si qeveri të sëmurë, por po e shoh se vendi do të pësoj, prej kësaj qeverie ose ka me qenë e sëmurë në këtë dimër. Po mundohem ta clirojë Kurtin, nga inati. Përinati të opozitës mos e merr në qafë vendin”, ka thënë ai.

Haradinaj e ka kritikuar edhe gjuhën e përdorur nga deputeti i LVV-së, Dimal Bashës, ndaj kryetarit të SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj.

Ai ka thënë, se Jasharaj nuk është pjesë e opozitës, por vetëm i përfaqëson interesat e mësimdhënësve.

“Po flas si i frikësuar për gjendjen në Kosovë. Nuk është sinjal i mirë, ai debat në mes të deputetit në moshë të re të VV-së, me gjyshin e tij, se ai është gjysh, se ai ka punu tëre jetën në arsim. Kjo dëshmon sa shumë jemi degradu, ne e kemi votu qeverinë me 50% për të na zgjidh problemet më bazike”, ka thënë ai.

I pari i AAK-së, ka thënë se qëllimi i tij nuk është ta rrëzojë nga pushteti Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Sipas tij, po ta donte ai këtë gjë nuk do e këshillonte atë për mirë, duke kërkuar nga ai miratimin e Ligjit të Pagave e shumë kërkesa të tjera që sipas tij janë të dobishme.





Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika