Rritja e çmimeve të ushqimeve, faturat befasuese të energjisë dhe zhgënjimi me politikanët dhe punëdhënësit kanë bërë që 10 mijë njerëz të dalin në rrugët e Brukselit të mërkurën e 21 shtatorit.
Protestuesit kanë thënë se duan që politikanët lokalë, kombëtarë dhe evropianë të reagojnë tani dhe të marrin masa të menjëhershme për t’i ndihmuar ata me barrën financiare të krizës.
“Unë kam punuar për 23 vitet e fundit dhe tani është hera e parë që kam vështirësi reale për të mbijetuar,” ka thënë Ludovic nga Brukseli.
Ndërsa një tjetër punëtor i çelikut nga Charleroi është shprehur se “beson në qeverinë e tij për të rregulluar problemet dhe për të gjetur zgjidhje dhe se nuk i intereson gjeopolitika”.
Disa nga protestuesit mbanin parulla që bënin thirrje që një ligj i vitit 1996 mbi “mirëqenien e punëtorëve” të modifikohej në mënyrë që sindikatat të mund të negociojnë rritjen e pagave, raporton euronews.
Ndërkaq në fillim të muajit nëntor është planifikuar të mbahet edhe një grevë e përgjithshme në Belgjikë.