Haxhiu reagon pas pezullimit të dy zyrtarëve në rastin Dehari

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar pas pezullimit të dy zyrtarëve në rastin Dehari nga Shërbimi Korrektues i Kosovës. Sipas saj, "rasti Dehari është ndër rastet më të rënda në Kosovën e pasluftës"

Albulena Haxhiu, Ministre e Drejtësisë





Shërbimi Korrektues i Kosovës, ka njoftuar se ka pezulluar nga puna, Burim Buleshkaj, ish-ushtrues detyre i drejtorit të Departamentit për Operativë Siguri dhe Transport të të Burgosurve në SHKK, aktualisht udhëheqës për Administratë në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, si dhe Destan Zogaj, zyrtar korrektues, ish-ushtrues detyre i drejtorit në Qendrën e Paraburgimit Prizren.

E për këtë ka reaguar Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu e cila ka thënë se menjëherë pas konferencës për medie, raportin e Inspektoratit të Ministrisë së Drejtësisë për rastin Dehari, e ka dërguar te institucionet dhe personat përgjegjës.

“Sot, Komisioni Disiplinor i SHKK, ka marrë vendim për pezullimin e dy zyrtarëve. Rasti Dehari, është ndër rastet më të rënda në Kosovën e pasluftës”, ka shkruar ajo.

Ajo ka thënë se për këtë rast, institucionet duhet të zbardhin secilën rrethanë.

“Ministria e Drejtësisë do të adresojë secilën shkelje dhe do të jetë në shërbim të institucioneve të drejtësisë për zbardhjen e këtij rasti”.

Ndryshe, për këta dy zyrtarë, ministrja Haxhiu para më shumë se një jave, kishte folur në një konferencë për media, ku kishte thënë se për vdekjen e Astrit Deharit në vitin 2016,  provat janë manipuluar.

Haxhiu është shprehur se incizimet kur kishte ndodhur rasti në vitin 2016, të cilat sipas saj, supozohet t’i merrte së pari policia, ishin marrë nga kryeinspektori i Ministrisë së Drejtësisë dhe zyrtarët e Shërbimit Korrektues të Kosovës.

Ajo ka bërë të ditur se “sipas legjislacionit në fuqi, në rast të ndonjë veprimi me elemente të natyrës penale, autoriteti kompetent për marrjen e incizimeve është policia”.

“Marrja dhe posedimi i incizimit të kamerave me aprovim të ish-drejtorit të Qendrës së Paraburgimit në Prizren, Destan Zogaj, të zyrtarëve Ylber Topalli, Burim Buleshkaj dhe anëtarë nga komisioni tjetër. Kjo përbën shkelje të legjislacionit penal dhe legjislacionit për mbrojtjen e të dhënave”, ka deklaruar Haxhiu.

Ministrja e Drejtësisë ka thënë se incizimet e kamerave janë marrë nga data pesë, gjashtë dhe shtatë nëntor të vitit 2016.

“Është e rëndësishme të theksohet se incizimet e kamerave të sigurisë nga kryeinspektori i Ministrisë së Drejtësisë dhe zyrtarët e Shërbimit Korrektues të Kosovës, janë marrë para se ato t’i merrte policia. Pra, nga data pesë kur ka ndodhur rasti dhe data 6, 7 nëntor të vitit 2016. Është e çuditshme sesi zyrtarët korrektues dhe kryeinspektori i MD-së, kanë marrë kamerat e sigurisë para organeve të ndjekjes”, ka thënë ajo.

Haxhiu ka theksuar se ata zyrtarë mund të kenë qasje në incizime, por sipas saj, nuk kanë të drejtë t’i marrin ato përmes USB-ve, dhe as para policisë.

Pezullohen nga puna dy zyrtarët e përmendur në rastin Dehari





Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika