Driton Kuka nderohet me titullin “Doctor Honoris Causa”

Trajneri i Kosovës në xhudo, Driton Kuka, ka marrë titullin “Doctor Honoris Causa” nga Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”

Rektori i UP-së, Naser Sahiti, dhe trajneri i Kosovës në xhudo Driton Kuka





Trajnerit të Kombëtares së Kosovës në xhudo, Driton Kuka, i është ndarë çmimi “Doctor Honoris Causa” nga Universiteti i Prishtinës (UP) “Hasan Prishtina”.

Ceremonia e ndarjes së titullit “Doctor Honoris Causa” është mbajtur të enjten në amfiteatrin e Bibliotekës Qendrore Universitare të Kosovës, ndërsa çmimi Kukajt iu nda nga rektori i UP-së, Naser Sahiti.

Seleksionuesit të Kosovës në xhudo i është ndarë titulli i nderit për kontributin e dhënë në fushën e sportit dhe në njohjen e Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Nën udhëheqjen e trajnerit më të mirë të xhudos për vitin 2021, Kosova fitoi tri medalje të arta, me Majlinda Kelmendin, Distria Krasniqin dhe Nora Gjakovën.

Trajneri Driton Kuka, Majlinda Kelmendi, Distria Krasniqi, Nora Gjakova dhe Aziz Salihu

““Honoris Causa” është titulli akademik që një universitet i akordon si mënyrë nderimi për kontributet, një vizitori të shquar në një fushë të caktuar apo përgjithësisht në shoqëri. Ky çmim Kukës iu nda për kontributin e dhënë në fushën e sportit dhe në njohjen e Kosovës në arenën ndërkombëtare”, thuhet në njoftimin e bërë nga Komiteti Olimpik i Kosovës në rrjetin social Facebook.

Pamje nga ceremonia e organizuar në Bibliotekën Qendrore Universitare të Kosovës

Kuka ka fituar tri medalje të arta olimpike, gjashtë medalje botërore, 18 evropiane, katër në Lojërat Evropiane dhe nëntë në Lojërat Mesdhetare, të gjitha në nivelin për seniorë.

Ndërsa, në ceremoni kanë marrë pjesë personalitete të larta nga sporti, kampionet olimpike, Majlinda Kelmendi, Distria Krasniqi e Nora Gjakova, medalisti i bronztë olimpik, Aziz Salihu, zëvendësministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Daulina Osmani, kurse nga Komiteti Olimpik i Kosovës, në mungesë të drejtuesve të saj, presidentit Ismet Krasniqi dhe sekretarit të përgjithshëm, Besim Aliti, të cilët ndodhen jashtë vendit, mori pjesë anëtarja e Bordit Ekzekutiv, Besire Domaniku.

Trajneri i Kosovës në xhudo, Driton Kuka

Për çmimin, të pranishmëve iu drejtua akteri kryesor i ngjarjes, Driton Kuka, rektori Naser Sahiti dhe mandatori Hasan Rushiti.

Ndërkaq, nën udhëheqjen e trajnerit Kuka, Kosova fitoi tri medalje të arta, me Majlinda Kelmendin, Distria Krasniqin dhe Nora Gjakovën.

Gjithashtu, ish-selektori i Përfaqësueses së Kinës në xhudo, Felipe Sanchez Llanes tani e tutje do të jetë pjesë e stafit të trajnerëve të Përfaqësueses së Kosovës në xhudo. Sanchez Llanes do të jetë asistent i trajnerit të mirënjohur Driton Kuka.





Trajneri i njohur spanjoll, Felipe Sanchez Llanes emërohet asistent i Driton Kukës

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika