Biznesmeni kosovar, Shkëlqim Devolli takon John Kerryn dhe kryetarin e New Yorkut, Eric Adams

Njëri prej biznesmenëve më të njohur në Kosovë, Shkëlqim Devolli është duke qëndruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku edhe ka takuar figura politike dhe sipërmarrës amerikanë. Devolli gjatë këtyre ditëve ka takuar ish-Sekretarin amerikan të Shtetit, John Kerry dhe kryetarin e New York-ut, Eric Adams

Ish-sekretari amerikan i Shtetit John Kerry dhe pronari i Devolli Coorporation, Shkëlqim Devolli





Drejtuesi i njërës prej korporatave më të mëdha në Kosovë, Devolli Corporation, Shkëlqim Devolli, po e vazhdon qëndrimin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku është duke zhvilluar shumë takime me politikëbërës dhe sipërmarrës amerikanë.

Devolli ka takuar gjatë ditës ish-Sekretarin amerikan të Shtetit, John Kerry, i cili ka qëndruar edhe në Kosovë sa ishte në detyrë.

Kerry, i cili sot mban postin e emisarit special të Presidentit Biden për ndryshimet klimatike, ka folur me afaristin kosovar për zhvillimet në Kosovë dhe rajon, kurse ky i fundit e ka falënderuar ish-sekretarin e shtetit per angazhimin e tij për Kosovën.

Gjithashtu, Shkëlqim Devolli e ka takuar edhe kryetarin e New Yorkut, Eric Adams, të cilit i ka treguar se biznesi i parë i korporatës me shtetin amerikan ka qenë hapja e Prince Coffee House në këtë qytet.

Komuniteti shqiptar i New Yorkut dhe integrimi i tyre në botën e biznesit në SHBA kanë qenë ndër temat e diskutuara në këtë takim.

Shkëlqim Devolli në fillim të javës ka takuar edhe njërin nga politikanët më të popullarizuar në SHBA, Ted Cruz, në zyrat e Senatit, si dhe Guvernatorin e shtetit të Texasit, Greg Abbott, me të cilët ishin diskutuar temat e bashkëpunimit ekonomik SHBA – Kosovë.

Senatori Cruz, i cili kishte qenë në garë për ta fituar kandidaturën e republikanëve për president të SHBA-së, i ka uruar suksese të mëtutjeshme Devollit në afarizmin përtej Atlantikut.

Shkëlqim Devolli ka vendosur qendrën logjistike dhe të distribuimit të bizneseve të Devolli Corporation për territorin amerikan në Texas.

Vitin e kaluar, Devolli Corporation kishte arritur qarkullim të përgjithshëm prej rreth 400 milionë eurosh, prej të cilave rreth 200 milionë eksporte drejt SHBA-së. Me mbi 4500 të punësuar në disa njësi biznesore dhe të prodhimit, kjo korporatë është shpallur edhe si punëdhënësja më e madhe dhe tatimpaguesja më e madhe në Kosovë.





Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika