Ish-nxënësi i Rrahman Jasharajt tregon anën e tij si mësimdhënës

Emri më i lakuar në publik padyshim kohëve të fundit është Rrahman Jasharaj. Vite më parë ai ka punuar edhe si mësimdhënës dhe për televizionin ka rrëfyer një nxënës i tij nga vitet e 80-ta.  E ndjekim në vazhdim rrëfimin e tij

Rrahman Jasharaj, kreu i SBAShK

Figurë e diskutueshme në publik dhe mjaft i popullarizuar është jo vetëm këto ditë por edhe vitet e fundit.

Nga disa po përkrahët e nga disa po kritikohet mjaftë ashpër.

Rrahman Jasharaj që udhëheq Sindikatën e Arsimit që nga viti 2014 dikur zyrën nuk e kishte tek kjo sindikatë por përditshmëria e tij ishte kjo shkollë.

Ai në shkollën “8 marsi” në Pejë kishte qenë mësimdhënës i gjuhës shqipe.

E për RTV Dukagjinin ka folur një ish-nxënës i tij, i cili ka treguar anën e Jasharajt si mësimdhënës.

“Që nga viti 1982 kam pas rastin ta kem arsimtar dhe në kohën kur ai ka qenë arsimtar me atë çka mbajë mend ka qenë tepër nxitës për nxënësit po ashtu edhe kritik. Më kujtohen edhe sot spjegimet e tij plotë emocion dhe plotë vullnet për gjuhën shqipe ka qenë edhe shumë inovativ sepse ka organizuar gara e poashtu edhe shfaqje teatrale”, ka thënë Naim Sahiti.

Naim Sahiti, nxënës i Rrahman Jasharajt

Jasharaj gjatë kohës së luftës po ashtu njihet si një nga mësimdhënësit që ka punuar pa pagesë.

Por, ky nuk ishte aktiviteti i tij i vetëm i asaj kohe.

“Ka organizuar shfaqje teatrale në Komunën e Pejës po ashtu më kujtohet që edhe pas luftës ka organizuar edhe një shoqatë, mos gabovsha Tuz, Plavë dhe Guci ku bënte programe të ndryshme për sensibilizimin e çështjes kombëtare, ka shtuar Sahiti.

Ish-nxënësi i Jasharajt po ashtu tregon edhe specialitetin e tij gjatë ligjerimit.

“Spjegimet i ka jep me shumë vullnet, mundem lirisht me përsërit atë që ka ligjëruar Jasharaj që I kishte me shumë emocion, sidomos vjershave I ka jap shumë rendësi”, ka thënë mes të tjerash Sahiti.

Shkolla fillorë “8 marsi” ku ka punuar Jasharaj gjendet në Pejë dhe është një ndër më të mëdhatë në këtë qytet.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika