Emisari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, është takuar me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.
Lajçak nëpërmjet një postimi në Twitter ka thënë se me presidenten Osmani kanë vazhduar diskutimin për progresin në dialog dhe normalizimin e marrëdhënive në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Ai theksoi domosdoshmërinë për një zgjidhje konkrete mes dy palëve.
“Në New York takova presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe vazhduam diskutimin tonë për rrugën përpara në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë dhe nevojën për zgjidhje konkrete”, shkruan Lajçak.
In New York, I met with President @VjosaOsmaniPRKS. We continued our discussion about the way forward in the Dialogue on normalisation of relations with Serbia and the need for concrete solutions. pic.twitter.com/jFWvyFxqJK
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) September 22, 2022
Ndërsa, presidentja Osmani e ka publikuar një foto ku shihet bashkë me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden.
Ironclad alliance.
🇽🇰🤝🇺🇸 pic.twitter.com/Wrti2SzWVz
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) September 22, 2022
Gjithashtu, ajo është takuar edhe me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.
A good discussion with SG @jensstoltenberg alongside DPM @gervallaschwarz on the security situation in Europe & paramount importance of Kosovo's membership to @NATO, starting with PfP.
We stand fully aligned and coordinated with NATO partners to contribute to enduring peace. pic.twitter.com/WyGOAvOjpm
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) September 22, 2022