Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Olta Xhaçka, ka zhvilluar një takim me Ministrin e Jashtëm të Kazakistanit, Tileuberdi Mukhtar në New York.
Në këtë takim ministrja Xhaçka dhe ministri Mukhatar kanë nënshkruar një marrëveshje për heqjen reciproke të vizave mes dy vendeve.
Këtë e bëri të ditur ministrja Xhacçka në llogarinë e saj në Twitter, ku është shprehur se ndihet e bindur se kjo marrëveshje do të kontribojë në intensifikim e mëtejshëm të bashëpunimit në mes Shqipërisë dhe Kazakistanit.
Met today in NY, the FM of #Kazakistan, Tileuberdi Mukhtar. We signed an agreement on mutual exemption of visa requirements. I am confident that it will contribute to the further intensification of our bilateral cooperation, to the freedom of movement & people to people contacts. pic.twitter.com/RIP96hLT3v
— Olta Xhaçka🇦🇱 (@xhacka_olta) September 22, 2022
“E bindur se kjo marrëveshje do të kontribuojë në intensifikimin e mëtejshëm të bashkëpunimit tonë dypalësh, në lirinë e lëvizjes dhe kontaktet e qytetarëve tanë”, ka shkruar Xhaçka.
Ndërkaq, ministrja Xhacçka u takua edhe me ministrin e Jashtëm të Marokut, Nasser Borutia, atë të Indisë, Subrahmanyam Jaishankar, dhe ministrin e Jashtëm të Findlandës, Pekka Haavisto.