Mjekiqi: MPJD nuk përfill as ligjin, as planet e qeverisë së vet

LDK, të premtën e 23 shtatorit, ka mbajtur konferencë për media, në të cilën nënkryetarja Shqipe Mjekiqi ka thënë se punët e paligjshme dhe implikimet financiare të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës po e dëmtojnë buxhetin dhe reputacionin e Kosovës

Shqipe Mjekiqi, Nënkryetare e LDK-së





Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), të premtën e 23 shtatorit, ka mbajtur konferencë për media lidhur me shkarkimet dhe emërimet e paligjshme të pjesëtarëve të shërbimit diplomatik nga ana e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD).

“Vendimet e jashtëligjshme të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës po rëndojnë shërbimin e jashtëm, dhe po pengojnë forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës”, ka thënë Mjekiqi.

Nënkryetarja e LDK-së, Shqipe Mjekiqi, tha se veprimet e kësaj ministrie, përveç që janë të kundërligjshme, kanë edhe implikime të mëdha financiare.

“MPJD-ja ka zgjedhur të veprojë krye në vete e në kundërshtim me ligjin, në shkarkimin dhe emërimin e anëtarëve të shërbimit të jashtëm, i tillë është edhe rasti për rekrutimin e 32 zyrtarëve në misionet diplomatike, konkurs ky të cilin u kërkua që MPJD ta anulojë”, u shpreh Mjekiqi.

Ajo theksoi se Ministria e Jashtme ka bërë shkelje flagrante të ligjit, e për këtë nuk do të mbetet pa pasoja.

“Ka shkelur nenin 38 që përcakton lëvizjet e stafit brenda kategorisë dhe nenin 17 duke mos publikuar konkursin në Sistemin Informativ për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore”, deklaroi ajo.

Mjekiqi në konferencë përmendi se joserioziteti dhe pasiviteti i partisë që qeveris me vendin aktualisht karshi politikës së jashtme tregohet edhe te fakti se shumica e Ambasadave kanë mbetur pa staf dhe ambasadorë që 1 vit e gjysmë.

Ajo tha se krahas veprimeve të jashtëligjshme nga MPJD, ministria ka edhe implikime financiare.

Ajo e cilësoi si të gabuar vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë të datës 2 shtator, që i jep të drejtën diplomatit në mënyrë të jashtëligjshme nga ministrja Gërvalla, do t’i kushtojë buxhetit të Kosovës 20 mijë euro.

“Muaj më parë Ministria u detyrua të paguajë 13 mijë euro duke zgjedhur të mos publikojë shpenzimet e diplomatit”, u shpreh ajo, duke e cilësuar si humbje për buxhetin vendor.

Për fund, nënkryetarja e LDK-së theksoi se partia e saj është në favor të reformave, duke shtuar që kjo reformë të bëhet konform ligjeve.

Gjithashtu, Mjekiqi bëri thirrje që Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës të punojë për të përfillur ligjin dhe planet e qeverisë, për të prezantuar më mirë Kosovën në vendet ndërkombëtare dhe për të anëtarësuar Kosovën në organizatat ndërkombëtare, sepse vetëm kështu mund të forcohet subjektiviteti ndërkombëtar i Kosovës.

Protestojnë sindikalistët e MPJD-së: Në këtë ministri është instaluar frika e shantazhi

Këshilli i pavarur Mbikqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës me anë të një Vendimi ditë më parë ka detyruar MPJD-në të anulojë konkursin për 32 zyrtarë pasi i njëjti nuk ishte në harmoni me ligjet në fuqi.





Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika