Gjatë këtyre ditëve, policia islandeze ka njoftuar për arrestimin e katër të dyshuarve për “përgatitje për akte terroriste”. Kjo ngjarje nga policia është duke u konsideruar si një situatë e paprecedentë.
Drejtori i Komunikimit të Policisë Kombëtare të Islandës, Gunnar Hörður Garðarsson ka thënë se të dyshuarit janë rreth të 30-tave dhe se arsyeja e arrestimit ishte “në lidhje me një hetim mbi përgatitjet e planifikuara për akte terroriste”.
Hörður Garðarsson ka shtuar se “Policia islandeze ka shmangur aktet e mundshme terrori”.
“Policia nuk e konsideron publikun islandez të rrezikuar dhe niveli aktual i kërcënimit të akteve terroriste në Islandë nuk është më i lartë pasi situata është siguruar”, u shpreh Drejtori i Komunikimit të Policisë Kombëtare të Islandës.
Garðarsson ka shtuar se këto operacione dhe hetime janë të paprecedentë në Islandë dhe se bastisja është zhvilluar të mërkurën e 21 shtatorit në kryeqytetin e Islandës, Reykjavík, raporton CNN.
Sipas policisë islandeze, të dyshuarit ishin nën hetim për shkak të dyshimeve për “prodhim dhe shitje të qëllimshme të armëve të zjarrit”.
Komisioneri Kombëtar i Policisë Islandeze, Karl Steinar Valsson në një konferencë për shtyp të martën ka treguar se policia islandeze nga bastisja ka sekuestruar dhjetëra armë zjarri, duke përfshirë armë gjysmë automatike.