Nga 1.57 euro për litër sa ishte të premten, çmimi i naftës për ditën e shtunë është ngritur për një cent, duke shkuar në 1.58 euro për litër.
Ndërsa çmimi i benzinës rezulton të jetë i njëjtë, 1.34 euro për litër.
Po ashtu, edhe çmimi i gazit në ditën e shtunë ka mbetur i njëjtë sikurse të premten, 0.75 cent për litër.
Ministrisa e Indrustrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë(MINT), pritet t’i publikojë çdo ditë çmimet tavan apo maksimale të lejuara për shitjen e derivateve.
Ky vendim është marrë si masë lehtësuese, pas rritjes së çmimeve të derivateve dhe dyshimeve për keqpërdorime nga kompanitë që shesin derivate.
Këto çmime vlejnë 24 orë nga data dhe ora e publikimit.