Eshtrat të cilat dyshohen të jenë të njeriut, janë gjetur në fshatin Zabërxhë të Mitrovicës.
Përmes raportit 24-orësh, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ky rast ishte raportuar nga ankuesi mashkull kosovar, i cili i kishte gjetur eshtrat gjersa ishte duke hapur një varr, mëngjesin e së premtes.
Bëhet e ditur se njësiti për krime lufte ka dalë në vendin e ngjarjes.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se derisa ishte duke hapur një varr, ka hasur në eshtra që dyshohet të jenë të njeriut. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësiti për krime lufte të cilët kanë marrë eshtrat e kufomës për ekzaminim në IML”, thuhet në raport.
Rasti vazhdon të hetohet.