Një shtetas i Serbisë është arrestuar nën dyshimin se ai ka bashkëjetuar me një person të moshës nën 16-vjeç, në Gjilan.
Raporti 24-orësh i Policisë së Kosovës bën të ditur se i dyshuari është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.
“Lidhur me rastin, me 23.09.2022, me urdhër të gjykatës është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë, nën dyshimin e bazuar se i njëjti ka kryer veprën e cekur”, thuhet në raport.
Bëhet e ditur se me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.