Blerim Vela, shef i kabinetit të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pasi në margjinat e sesionit të 77-të të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara, ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Nikola Selakoviq dhe ai i Rusisë, Sergei Lavrov, kanë nënshkruar një marrëveshje për të koordinuar politikën e jashtme.
Shefi i kabinetit të Presidentes së Kosovës, Blerim Vela, ka reaguar pas nënshkrimit të një marrëveshjeje në mes ministrit të Punëve të Jashtme të Serbisë, Nikola Selakoviq dhe atij të Rusisë, Sergei Lavrov, lidhur me koordinimin e politikës së jashtme, në sesionin e 77-të të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara.
Përmes një postimi në Twitter, Vela ka thënë se ky është një hap i Serbisë për të harmonizuar më tutje politikën e saj të jashtme me shtetin e Rusisë.
“Serbia punon për të harmonizuar më tej politikën e saj të jashtme me Rusinë. Serbia nuk arrin të harmonizojë politikën e saj të jashtme me BE-në dhe shtetet e saj anëtare për Ukrainën”, ka shkruar Vela.
Tutje, ai ka thënë se pranimi i Serbisë në Bashkimin Evropian duhet të ndalohet.
✅ #Serbia works to align further its foreign policy with #Russia
❌ Serbia fails to align its foreign policy with the EU and its member states on Ukraine.
❗️Serbia’s accession to EU should be halted.
There should be no more double speak at such crucial moment for Europe. pic.twitter.com/qinJUTLtXF
— Blerim Vela (@Blerim_Vela) September 23, 2022