Kurti: Do të jenë 654 milionë euro që do t’u ndahen komunave për vitin 2023

Në një takim me qëllim të koordinimit ndërinstitucional në mes Qeverisë së Kosovës dhe Pushtetit Lokal, Kryeministri Kurti ka thënë se buxheti për komunat në vitin 2023 ka një rritje prej 15 për qind, krahas atij të vitit 2022. Sipas Kurtit, rritja e buxhetit duhet të reflektojë në rritjen e cilësisë së shërbimit komunal ndaj qytetarëve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një takim krahas Ministrit të Financave, Hekuran Murati dhe Ministrin e Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi dhe kryetarëve dhe nënkryetarve të komunave të Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se 654 milionë euro do t’u ndahen komunave për vitin 2023, buxhet ky i cili është rritur për 15 për qind krahas buxhetit për komuna në vitin 2022.

Në një takim krahas ministrit të Financave, Hekuran Murati dhe ministrit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi dhe kryetarëve dhe nënkryetarëve të komunave të Kosovës, takim ky i cili bëhet me qëllim të koordinimit ndërinstitucional në mes Qeverisë së Kosovës dhe Pushtetit Lokal, Kurti ka thënë se qasja e Qeverisë së Kosovës është që të jetë afër qytetarëve duke qenë afër komunave.

“Do të jenë 654 milionë euro që do t’u ndahen komunave dhe kjo rritje e buxhetit duhet të reflektojë në rritjen e cilësisë së shërbimit komunal karshi qytetarëve, mirëqenies dhe zhvillimit socioekonomik”, ka thënë Kurti, gjersa ka theksuar se “qasja jonë si qeveri është që të jemi afër qytetarëve, duke qenë afër komunave, andaj në takimin e sotëm do të fokusohemi te buxheti dhe investimet kapitale”.

Krahas kësaj, Kurti ka thënë se Qeveria e Kosovës ka ndërmarrë hapa konkretë, duke filluar nga hartimi i planit kombëtar të zhvillimit dhe hartimi i planit për zvogëlimin e barrës administrative. Ndër të tjera, ai ka bërë të ditur se tashmë, Qeveria e Kosovës është në  fazën e fundit të hartimit të strategjisë për digjitalizimin e shërbimeve.

Elbert Krasniqi, Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, ka thënë se komunat duhet të kenë rol më aktiv.

“Komunat si autoritete lokale duhet të kenë rol më aktiv dhe qytetarët të kenë përfitime nga investimet që i bën komuna bashkë me programin e bashkëpunimit kufitar”, ka deklaruar Krasniqi, gjersa ka theksuar se disa nga komunat nuk e kanë mbushur akoma obligimin ligjor që të gjejnë nënkryetar për komunitete, gjë për të cilën, Krasniqi ka thënë që duhet të angazhohen ashtu që të përmbushet dispozita ligjore.

Pas përfundimit të fjalës së Krasniqit, me fillimin e fjalës së Ministrit të Financave, Hekuran Murati, takimi është mbyllur për media.

Sfidat me të cilat po përballen komunat, sipas Aliut

Kryetari i Komunës së Ferizajt, njëherësh kryetari i Komunave të Asociacionit të Kosovës, Agim Aliu, ka folur për sfidat me të cilat janë duke u ballafaquar komunat e Kosovës.

Sipas Aliut, komunat kanë ngecur si pasojë e moskompletimit për një kohë të Bordit të Organit Shqyrtues të Prokurimit. Krahas kësaj, problem, Aliu e ka cilësuar edhe ngritjen e çmimeve.

“Në fushën e investimeve kapitale ju tashmë e dini që moskompletimi i Bordit të Organit shqyrtues të prokurorimit publik ka bllokuar për mbi një vit punën e komunave. Muajve të fundit kemi një ngritje enorme të çmimeve, inflacion dyshifror, gjë që ka bërë të pamundur punën tutje me kontrata paraprak. Kemi ofruar dhe disa propozime, ku ne si Asociacion i komunave edhe me takimet që kemi pasur me Odën Ekonomike të Kosovës, kemi dërguar një listë të kërkesave që t’i shqyrtoni ju si kryeministër”, ka thënë Aliu, gjersa ka theksuar se është urgjente ndërhyrja në këtë segment ngase pa këtë ndërhyrje, sipas tij, do të krijohen pasoja të rënda për ekonominë.

Krahas kësaj, do të ketë edhe projekte të lëna përgjysmë. Mirëpo këto nuk janë problemet e vetme të cilat i ka listuar Aliu. Ai ka thënë se, krahas këtyre problemeve të lartcekura, qytetarët po përballen dhe me mungesën e barnave esenciale, përgjegjëse e së cilës është Ministria e Shëndetësisë.

“Komunat kanë nevojë edhe për rishikim buxhetor e që nuk kanë ndodhur. Komunat kanë nevojë të dinë për shkaqet e disa ndërprerjeve të disa projekteve. Qytetarët po përballen dhe me mungesën e barnave esenciale, përgjegjëse e së cilës është Ministria e Shëndetësisë. Projektligji për vetëqeverisje lokale ka shkuar në  Kuvendin e Kosovës dhe ne nuk kemi qenë pjesë e atij projektligji”, ka deklaruar Aliu, i cili ka theksuar edhe çështjen e trajtimit të qenve endacakë. Sipas tij, lidhur me këtë, komunat duhet të mbulohen me buxhet shtesë nga niveli qendror.

Ky takim po zhvillohet në Pejë, duke shënuar takimin e dytë me përfaqësuesit e komunave  pas takimit të 25 qershorit. Ndërkaq, pikat që priten të diskutohen përgjatë takimit janë:

-Performanca buxhetore e Komunave dhe investimet kapitale

-Energjia dhe ujërat

-Projektet komunale(investimet kapitale, agjenda e gjelbërt, digjitalizimi në nivel lokal)

-Strategjia për menaxhim dhe kontrollin e qenve me dhe pa pronar

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika