Ushtarët rusë që refuzojnë të luftojnë tani përballen me 10 vjet burg

Presidenti rus, Vladimir Putin ka nënshkruar të shtunën një ligj që prezanton dënime shumëvjeçare burg për krime lufte, duke përfshirë dezertimin dhe dorëzimin "vullnetar"

Foto ilustruese

Një ligj i ri i nënshkruar nga presidenti rus, Vladimir Putin thotë se trupat ruse që refuzojnë të luftojnë, dezertojnë dhe nuk i binden ose i dorëzohen armikut, tani mund të përballen me një dënim me burg deri në 10 vjet.

Ligji u miratua nga parlamenti, pas tre ditësh pasi Putin shpalli një mobilizim ushtarak “të pjesshëm” për luftën në Ukrainë.

Ndryshimet ligjore futin për herë të parë termat “mobilizim, ligj ushtarak dhe kohë lufte” në Kodin Penal të Rusisë.

Sipas ligjit, dorëzimi “vullnetar” dënohet me burgim deri në 15 vjet. Por, një shkelës për herë të parë mund të lirohet nga përgjegjësia penale nëse ka marrë masa për lirim, është kthyer në njësinë e tij ose në vendin e shërbimit dhe nuk ka kryer krime të tjera gjatë kohës që është në robëri”, sipas projektligjit të publikuar, raporton Danas, transmeton Dukagjini.

Një rekrut rus shikon nga dritarja e autobusit nënën e tij në një qendër rekrutimi ushtarak në Volgograd, Rusi. Fotografia: AP

Dezertimi gjatë periudhës së mobilizimit ose luftës do të dënohet me burgim deri në 10 vjet, ndërsa kundërshtimi për shkak të ndërgjegjes dënohet me burgim deri në tre vjet.

Gjithashtu, ligji parashikon deri në 15 vjet burg për grabitje, dhe mobilizim gjatë luftës.

Projektligji  i prezantuar në korrik nga ligjvënësit nga të gjitha partitë e përfaqësuara në parlament, u miratua me shpejtësi nga të dy dhomat e parlamentit rus këtë javë.

Sipas ligjit të mëparshëm, ushtarët dezertues përballeshin me pesë vjet burg.

Goditja e disiplinës vjen pas raporteve se disa ushtarë rusë në Ukrainë kanë refuzuar të luftojnë, si dhe raportet për rekrutët që ikën nga vendi në një përpjekje për të shmangur dërgimin në vijën e parë të frontit.

Ndërsa, Putin mori vendimin për mobilizim të pjesshëm për të mobilizuar 300 mijë rezervistë për të luftuar në Ukrainë.

Policët rusë arrestojnë një person që merr pjesë në një protestë të paautorizuar kundër mobilizimit të pjesshëm ushtarak të Rusisë për shkak të konfliktit në Ukrainë, në qendër të Moskës.

Disa rusë të moshës madhore u nisën jashtë vendit të enjten për t’i shpëtuar përpjekjes më të madhe të rekrutimit të vendit të tyre që nga Lufta e Dytë Botërore, derisa shpërthimet tronditën Ukrainën juglindore në prag të referendumeve të planifikuara atje nga separatistët proMoskë.

Fushata e re e mobilizimit të Presidentit Vladimir Putin përshkallëzon një luftë që tashmë ka vrarë mijëra persona, zhvendosur miliona, “pluhurosur” qytete, ka dëmtuar ekonominë globale dhe ka ringjallur konfrontimin e Luftës së Ftohtë.

Megjithëse sondazhet kanë sugjeruar një mbështetje të gjerë të brendshme për ndërhyrjen e Rusisë në Ukrainë, rekrutimi masiv mund të jetë një veprim i rrezikshëm brenda vendit, pasi Kremlini premtoi se nuk do të kishte dështime në fushëbetejë në Ukrainë.

Makinat qëndrojnë në radhë për të kaluar kufirin nga Rusia në Finlandë në pikën e kontrollit kufitar Vaalimaa në Virolahti. Fotografia: Reuters

Evropa duhet të hapet ndaj rusëve që po ikin, thotë presidenti i Këshillit Evropian

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, i ka kërkuar Evropës të tregojë një “hapje ndaj atyre që nuk duan të instrumentalizohen nga Kremlini”, raporton The Guardian.

“Në parim, unë mendoj se Bashkimi Evropian “duhet” të presë ata që janë në rrezik për shkak të opinioneve të tyre politike. Nëse në Rusi njerëzit janë në rrezik për shkak të opinioneve të tyre politike, sepse nuk ndjekin këtë vendim të çmendur të Kremlinit për të nisur këtë luftë në Ukrainë, ne duhet ta kemi parasysh këtë”, ka thënë ai, duke shtuar se pajtohet me idenë se duhet të bashkëpunojmë dhe koordinohemi shumë shpejt, sepse ky “mobilizimi i pjesshëm” është një fakt i ri.

Deklarata e tij erdhi pas fjalimit në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (OKB), në New York të premten dhe vijnë përpara një takimi kyç të ambasadorëve të BE-së, të hënën në kuadër të reagimit të integruar politik të BE-së ndaj krizës (IPCR).

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika