SSP: Me nënshkrimin e marrëveshjes me rusët, qeveria shkel qëndrimin e Serbisë për Kosovën

Partia për Liri dhe Drejtësi, ka theksuar se Serbia ka nënshkruar marrëveshje  me Rusinë në kohën kur e gjithë bota është e kërcënuar nga Moska, përveç kësaj SSP-ja ka vlerësuar se Rusia është duke përdorur rastin e Kosovës si precedent

“Me këtë lëvizje të Selakoviqit, pozicioni ynë për Kosovën është minuar dhe Serbia është izoluar edhe më shumë nga pjesa tjetër e botës, e cila mbron sovranitetin e shteteve”, thuhet në fund të njoftimit të SSP-së.

Partia për Liri dhe Drejtësi(SSP) e ka dënuar nënshkrimin e “Planit të Konsultimeve në mes të Ministrive të Punëve të Jashtme të Serbisë dhe Rusisë për periudhën 2023-2024”, të cilin ministri në detyrë Nikola Selakoviq e ka nënshkruara me ministrin rus Sergej Lavrov në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork.

Për Partin SSP, është e çuditshme një marrëveshje tillë në kohën kur e gjithë bota është duke i parë vuajtje e popullit të Ukrainës.

“Është e pabesueshme që në një moment kur e gjithë bota po ndjek me frikë lëvizjet e Moskës që kërcënojnë paqen botërore, ndërkohë që ne kemi vëzhguar vuajtjet e përditshme të popullit ukrainas prej muajsh, ministri ynë teknik, në ditët e fundit të mandatit të tij, përfundoi një marrëveshje për zgjerimin e konsultimeve me një vend që shkel drejtpërdrejt Kartën e OKB-së dhe “që synon të aneksojë territorin e një vendi tjetër të njohur ndërkombëtarisht në territorin e tij”, thuhet në komunikatën e SSP-it.

Ndaj Agresionit të Rusisë në Ukrainë kishin reaguar jo vetëm Bashkimi Evropian dhe Amerika, por edhe Kina e India dhe shumë vende të tjera të botës.

Marrëveshja e fundit në mes të Serbisë dhe Rusisë është duke u parë nga SSP-i si dorëheqje nga Kosova sepse Rusia është duke përdorur rastin e Kosovës si precedent për shkak të pushtimeve të Eusisë në Ukrainë.

Sipas qëndrimit të MSA-së, me nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në këmbim të mundësisë për të bërë një foto me Lavrovin, qeveria jonë cenon drejtpërdrejt qëndrimin tonë në lidhje me Kosovën, i cili lejon qeverisë ruse të dalë nga bllokada e shkaktuar nga sulmi ndaj një vendi sovran dhe ndryshimi i dhunshëm i kufijve.

Kur e gjithë bota dënon sjelljen e Moskës, thuhet në deklaratë, “ministri ynë teknik fut gishtin në sy të gjithë botës së qytetëruar dhe nënshkruan një marrëveshje që nuk duhej të nënshkruhej”.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika