Von Cramon reagon pas marrëveshjes ndërmjet Serbisë dhe Rusisë: Hyrja në BE nuk kalon përmes Moskës

Raportuesja e për Kosovën ne Bashkimin e Evropian, Viola Von Cramon, ka thënë se marrëveshja e fundit në mes të Serbisë dhe Rusisë, mund t’i bllokojë bisedimet për anëtarësimin e shtetit serb në BE pasi Hyrja në BE nuk kalon përmes Moskës

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon

 





Viola Von Cramon, raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian e ka quajtur marrëveshjen në mes të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Serbisë dhe Rusisë, është skandal i rëndë.

Sipas Von Cramon –it , kjo marrëveshje mund të jetë një sinjal për bllokimin e bisedimeve për anëtarësimin e Serbisë në Bashkimit Evropian.

Sepse “në mes të luftës së furishme, Ministria e Jashtme e Serbisë nënshkruan planin e bashkëpunimit të ardhshëm me agresorin rus”.

“Ky është një skandal i rëndë. Në mes të luftës së furishme, Ministria e Jashtme e Serbisë nënshkruan planin e bashkëpunimit të ardhshëm me agresorin rus. Apo ndoshta është vetëm një sinjal për ne që të ngrijmë bisedimet e anëtarësimit pasi hyrja në BE nuk kalon përmes Moskës”, ka shkruar në Twitter Von Cramon.

Ajo ka përfunduar duke ia bërë të ditur udhëheqësve serbe se “hyrja në BE nuk kalon përmes Moskës”.

SSP: Me nënshkrimin e marrëveshjes me rusët, qeveria shkel qëndrimin e Serbisë për Kosovën

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika