Kurti për kërcënimet me jetë ndaj Dick Martyt/ Janë praktika të njohura të shtetit serb

Dick Marty

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur për raportimet se është planifikuar vrasja e ish-senatorit zviceran, Dick Marty nga shërbimet sekrete serbe.

Ai në një konferencë për media ka thënë se janë të gatshëm për bashkëpunim me shtetin zviceran që rasti të zbardhet tërësisht, sepse sipas tij kjo nuk ka të bëjë vetëm me Dick Martyn si individ, por edhe me shtetin e Kosovës.

“Ne përmes ministrisë tonë të brendshme do të bashkëpunojmë me shtetin zviceran për të mësuar më shumë në këtë rast”.

“Jemi të interesuar që kjo të zbardhet deri në fund. Nuk mjafton denoncimi, duhet të sqarohen shkaqet, rrethanat dhe informacioni tjetër se qartazi nuk ka të bëjë vetëm me Dick Martyn por, edhe me shtetin e Kosovës”, ka thënë Kurti.

Tutje, ai është shprehur se kjo çështje është tejet serioze dhe se shtetet e QUINT-it duhet ta marrin me seriozitet këtë çështje në Beograd.

“Shpresoj e uroj që QUNIT-i në Beograd, dhe Bashkimi Evropian në përgjithësi ta ngrisin këtë çështje me presidentin atje dhe të gjitha organet shtetërore, sepse kjo është një akuzë e jashtëzakonshme që i kalon çfarëdo përmasash individuale, përfshinë një shtet të tërë”, deklaroi kryeministri.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Sipas Kryeministrit të Kosovës, këto lloj veprimesh të shtetit serb nuk janë të panjohura për askënd.

Ai përmendi vrasjet e Jusuf e Bardhosh Gërvalla, Kadri Zekës dhe Enver Hadrit.

“Ju e dini shumë mirë se Shërbimi Sekret i Serbisë, gjatë vite të ’70-ta, e ’80-ta jo vetëm ’90-ve, ka vrarë shumë partriot e veprimtar; shqiptarë, andaj këtë mënyrë të punës së tyre të mbrapshtë e kanë të ushtruar ndër dekada, ndër ata që u vranë janë Jusuf e Bardhosh Gërvalla, Kadri Zeka e deri tek Enver Hadri, e shumë e shumë të tjerë, pra mënyra si ka operuar Shërbimi Sekret Serb në Evropën Perëndimore ndaj shqiptarëve edhe kroatëve është i njohur botërisht, duket që atë mënyrë e paskan planifikuar edhe ndaj Dick Martyt e duke na fajësuar neve”, ka deklaruar kryeministri.

Ditë më parë ishte raportuar kundër ish senatori zviceran Dick Marty, po planifikohej një atentat nga strukturat sekrete serbe, në mënyrë që t’ua liniin fajet palës kosovare.

Dick Marty: Serbët deshën të më vrasin që t’ua lënë fajin shqiptarëve

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika