Të dielën e 25 shtatorit në Kosovë parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira.
Ndërkaq gjatë orëve të pasdites vranësirat pritet të marrin karakter zhvillimi duke sjellur edhe reshje shiu.
“Për të Dielën parashikohet të mbajë mot me diell dhe kryesisht me vranësira të nivelit të lartë, të cilat gjatë orëve të pasdites pritet të shtohen, ku më vonë apo në orët e mbrëmjes, pritet të sjellin reshje të pakta lokale shiu”, njofton Meteo Kosova.
Era pritet të fryjë kryesisht nga kuadrati i jugperëndimit, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 15-50 km/h.
Ndërsa temperaturat minimale do të luhaten prej 3 deri në 8 gradë Celsius dhe ato maksimale prej 18 deri në 23 gradë Celsius.