Dy ankues kosovarë kanë njoftuar Policinë e Kosovës se vajzat e tyre nuk janë kthyer më, pas largimit nga shtëpia.
Raporti 24-orësh i Policisë së Kosovës ka bërë të ditur se rastet kanë ndodhur në fshatin Treboviq dhe Qyshk të Pejës, përgjatë mëngjesit të së premtes.
“Fsh. Treboviq dhe Fsh. Qyshk, Pejë (NN) 23.09.2022 – 07:00. Dy ankues meshkuj kosovarë kanë informuar se vajzat e tyre kosovare janë larguar nga shtëpitë dhe nuk janë kthyer më”, thuhet në raport.
Bëhet e ditur se rastet janë duke u hetuar.