Berisha: Serbia të izolohet nga BE dhe SHBA-të

Deklarata e Viola von Cramon, e cila tha që marrëveshja mes Serbisë e Rusisë është skandal i rëndë është komentuar edhe nga anëtari i LDK-së, Anton Berisha. Sipas tij, marrëveshja në mes Serbisë dhe Rusisë duhet të përcillet me reflektim konkret të veprimeve të BE-së

Ish-zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Anton Berisha,

Ish-zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Anton Berisha, nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka thënë se deklarata e Raportueses për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, duhet të shërbejë si një sinjal për të ngrirë bisedimet për anëtëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Evropian.

Përmes një postimi në Facebook, Berisha ka thënë se marrëveshja në mes Serbisë dhe Rusisë duhet të përcillet me reflektim konkret të veprimeve të BE-së.

“Natyrisht vazhdimësia e aleancës së Serbisë me Rusinë, që historikisht nuk është ndërprerë asnjëherë, dhe që gjithmonë ka shkaktuar trazira në Ballkan, do të duhej të përshpejtonte proceset integruese, së pari anëtarësimin e Kosovës në NATO e pastaj anëtarësimin e të gjitha vendeve të rajonit në BE”, ka deklaruar Berisha.

Sipas Berishës, Serbia duhet të jetë e izoluar nga bashkëpunimi rajonal, njëherësh nga BE-ja dhe SHBA-të.

“Serbia duhet të lihet në rrugën e saj të aleancës me Rusinë, por e izoluar nga bashkēpunimi rajonal dhe e izoluar nga SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian”, ka shkruar ai.

Von Cramon e ka quajtur marrëveshjen në mes të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Serbisë dhe Rusisë, skandal të rëndë.

Von Cramon reagon pas marrëveshjes ndërmjet Serbisë dhe Rusisë: Hyrja në BE nuk kalon përmes Moskës

Sipas Von Cramon –it, kjo marrëveshje mund të jetë një sinjal për bllokimin e bisedimeve për anëtarësimin e Serbisë në Bashkimit Evropian.

Lidhur me këtë marrëveshje, kishte reaguar edhe Shefi i kabinetit të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.

Blerim Vela, shef i kabinetit të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pasi në margjinat e sesionit të 77-të të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara, ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Nikola Selakoviq dhe ai i Rusisë, Sergei Lavrov, kanë nënshkruar një marrëveshje për të koordinuar politikën e jashtme.

Përmes një postimi në Twitter, Vela ka thënë se ky është një hap i Serbisë për të harmonizuar më tutje politikën e saj të jashtme me shtetin e Rusisë.

“Serbia punon për të harmonizuar më tej politikën e saj të jashtme me Rusinë. Serbia nuk arrin të harmonizojë politikën e saj të jashtme me BE-në dhe shtetet e saj anëtare për Ukrainën”, ka shkruar Vela.

Shija e redaktorit

VV e PDK lëshojnë sallën, dështon votimi i buxhetit të...

Asamblistët e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) dhe Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) kanë braktisur mbledhjen e Kuvendit të Komunës së Prishtinës, e cila kishte si...

Boksieri shqiptar Roberto Bakaj fiton meçin me nokaut

Roberto Bakaj ka shënuar fitore në meçin e zhvilluar në Harrow Leisure Center. Bakaj ashtu si vëllai i tij arriti ta nokautoj kundërshtarin, Shaban Hamadi...

Amarildo Bakaj fiton meçin me nokaut

Amarildo Bakaj ka shënuar një tjetër fitore në boksin profesionist. 25-vjeçari arriti fitore ndaj kundërshtarit, Mawuli Folivi në meçin e zhvilluar në Harros Leisure Center. Bakaj...

Të fundit nga rubrika