Kurti voton në zgjedhjet e brendshme të LVV-së

Të dielën e 25 shtatorit, Lëvizja Vetëvendosje mban zgjedhjet e brendshme. Tashmë, Kryeministri i Kosovës, Kurti, Ministrja e Drejtësisë, Haxhiu dhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Konjufca kanë votuar

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në zgjedhjet e brendshme të LVV-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njëherësh kryetar dhe kandidat për kryetar të Lëvizjes Vetëvendosje ka përfunduar votimin në zgjedhjet e brendshme të LVV-së.

Zgjedhjet e brendshme të Lëvizjes Vetëvendosje kanë filluar nga ora 10:00 e mëngjesit të së dielës së 25 shtatorit dhe do të vazhdojnë deri në orën 19:00.

“Viti 2022 është vit i zgjedhjeve. Le të bëhemi më të mirë se vetja. Gratë votojnë për gratë, të rinjtë votojnë për rininë, të gjithë votojmë për VETËVENDOSJE!-n. Përcaktohemi për udhëheqje progresiste për katër vjetët e ardhshme: përveçse për kryetar të LVV, kësaj radhe edhe për kryetare të GVV e kryetar të RVV”, ka shkruar Kurti gjersa ka ftuar anëtarët e LVV-së të votojnë.

Kryeministri Kurti ka përfunduar votimin e tij e krahas tij, edhe Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Përmes një postimi në Facebook, Haxhiu e ka cilësuar këtë ditë sikurse “ditë e demokracisë në Lëvizjen VETËVENDOSJE!,”.

Ajo ka ftuar të gjithë anëtarët ta shfrytëzojnë të drejtën e votës, duke u bërë pjesë e procesit të vendimmarrjes.

“Ftoj të gjithë anëtarët që të shfrytëzojnë këtë të drejtë dhe të bëhen pjesë e vendimmarrjes, për të vendosur jo vetëm për lëvizjen, por edhe për vendin përmes votimit të tyre në organizatën politike më të madhe në vend”, ka shkruar Haxhiu.

Në këto zgjidhje ka votuar edhe Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca. I njëjti  nuk ka kandiduar për ndonjërën pozitë.

Për herë të parë këtë vit, LVV do të formojë organizatën e gruas me kandidate për kryetare Ministren Haxhiu si dhe RVV-në, Organizatën e të Rinjve për Vetëvendosje.

Ndër të tjera, Kurti nuk ka kundërkandidat në këto zgjedhje.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika