Festivali më i madh i birrës “Oktoberfest” po rikthehet

Festivali më i madh i birrës në botë këtë vit rikthehet pas një pushimi dyvjeçar për shkak të pandemisë. Ky festival me origjinë nga Gjermania mbahet në shumë vende të botës, por disa nga këto vende thonë se lejimi i këtij festivali mund të shkaktojë "probleme sociale"

Munih, Gjermani

Festivali më i madh i birrës në botë është rikthyer më në fund pas një periudhe të thatë dyvjeçare. Por politikanët e një vendi janë ende kundër kthimit të festimeve – dhe kjo nuk është për shkak të pandemisë.

“Edhe pse jo myslimanët nuk janë të ndaluar të pinë alkool, qeveria e Malajzisë është e mendimit se lejimi i këtij festivali dhe hapja e tij për publikun nuk duhet të ndodhë pasi do të shkaktojë probleme sociale,” vuri në dukje ministri i Çështjeve Fetare, Idris Ahmad, gjithashtu anëtar i partisë konservatore islamike PAS, në një deklaratë të shkruar parlamentare.

Ai pretendoi se birra e konsumuar tradicionalisht në sasi të mëdha në ngjarjet e “Oktoberfest”, do të çonte vetëm në “probleme sociale”, shkruan CNN.

Oktoberfest, Malajzi

“Alkooli shihet se ndikon në harmoninë, rendin dhe sigurinë e komunitetit,” tha ai.

“Për sa i përket ‘Oktoberfest-it’, të gjitha palët duhet të respektojnë rregullat dhe rregulloret e Malajzisë bazuar në Islamin si fe e federatës”.

Me origjinë në Munih, Gjermani, festivali që mbahet çdo vit mes muajve shtator dhe tetor, “Oktoberfest” feston dhe promovon kulturën lokale bavareze. Birra konsumohet gjerësisht gjatë festave dhe shërbehen ushqime tradicionale gjermane si bratwursts (salsiçe derri) dhe lakër turshi.

Oktoberfest në Munih të Gjermanisë

Festivali është përhapur në pjesë të tjera të botës, duke përfshirë vende me popullsi të madhe myslimane si Palestina dhe pjesë të Lindjes së Mesme. Por mbetet një debat vjetor në Malajzi. Një komb me shumicë myslimane, Malajzia praktikon një formë të moderuar të islamit, por qëndrimet konservatore kanë qenë në rritje vitet e fundit. Përafërsisht 63.5% e popullsisë 32 milionëshe janë myslimanë.

Grupet fetare si PAS kanë kundërshtuar vazhdimisht aktivitetet e “Oktoberfest” që promovohen dhe mbahen në vend, duke thënë se festivali bavarez nuk respekton “ndjeshmërinë myslimane” për shkak të alkoolit dhe ushqimeve të tjera johallall që shërbehen hapur. Një politikan vendas në vitin 2017 bëri një hap më tej, duke thyer arkat me birrë përpara një ndërtese qeveritare në shenjë proteste.

Ngjarjet e mëparshme u ndaluan pas disa ankesave publike, por “Oktoberfest” është festuar që nga vitet 1970 në Malajzi. Në kryeqytetin Kuala Lumpur, baret dhe fabrikat lokale të birrës po përgatiten për festime.

Organizatorët nga Shoqëria Malajziane Gjermane në Penang i thanë CNN se festimet e tyre të “Oktoberfestit” do të zhvillohen këtë vit më 21 tetor. Ashtu si në Gjermani, festimet lokale u anuluan për dy vjetët e fundit për shkak të pandemisë.

Ilustrim

“Ky festival nuk ka të bëjë vetëm me pirjen e birrës, por edhe një festë gëzimi,” shtuan ata. “Nëse këto grupe ia dalin, do të rrezikohej vazhdimësia e festivalit”.

Partia e Veprimit Demokratik (DAP) e opozitës hodhi poshtë komentet e fundit ministrore që kërkonin ndalimin e “Oktoberfest”.

“‘Oktoberfest’ është festuar në Malajzi për më shumë se 50 vjet dhe ende nuk ka shkaktuar ndonjë tension racor ose fetar në komunitet, pavarësisht kësaj, frika e pandërprerë mbi këtë ngjarje ka vazhduar,” tha DAP në një deklaratë.

Njerëzit që vizitojnë festivalin po presin me padurim festimet e “Oktoberfestit” në muajin e ardhshëm.

Të fundit nga rubrika