Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, përmes një postimi në Facebook, ka reaguar në lidhje me deklaratën e kryeministrit Kurti, i cili drejtuesit e grevës në arsim i ka quajtur sindikalistë të PAN-it.
Çitaku ka shkruar se në vend të zgjidhjes së kësaj situate, kryeministri paska vendosur t’u përgjigjet grevistëve, duke i quajtur sindikalistë të PAN-it.
“Në vend se të ulet e të bëjë zgjidhje, Kurti paska vendosur edhe sot të thumbojë mësueset dhe arsimtarët tanë”.
“Njëhere, njerëzit e VV e quajtën kryesindikalistin njeri të Serbisë, e sot, Kryeministri i paska quajtur sindikatat ‘sindikata të PAN-it’”, ka shkruar Çitaku.
Ndër të tjera, nënkryetarja e PDK-së, i është drejtuar kryeministrit, duke i thënë që jo të gjithë ta kanë frikën dhe të nështrohen.
“Si duket Kurti e ka problem ta kuptojë që në Kosovë ka organizata, sindikata, media, shoqata të pavarura, të cilat nuk nënshtrohen. Si duket e ka problem të kuptojë që ka njerëz që vendimet i marrin vetë. Si duket e ka telashe ta pranojë që jo të gjithë ia kanë frikën”, ka vijuar më tej.
Çitaku ka theksuar se Kurti është kryeministër i Kosovës dhe jo i Lëvizjes Vetëvendosje, por fatkeqësisht, sipas saj, ai nuk po sillet si i tillë, duke shtuar se fëmijët janë në shtëpi që nga 25 gushti dhe se hapja e shkollave është në dorë të kryeminstrit.
Kurti flet për drejtuesit e grevës, i quan sindikalistë të PAN-it