Jasharaj për deklaratat e Kurtit: Të pabazuara, të mos përpiqet të bëjë humor

Lidhur me deklaratat e Kurtit në të cilat thoshte se sindikalistët i takojnë PAN-it, Jasharaj ka thënë se brenda sindikalistëve ka të atillë që votojnë Vetëvendosjen, LDK-në, PDK-në apo AAK-në dhe të tjera. Sipas tij, Kurti do të duhej të gjente një zgjidhje për ta shmangur situatën në vend, e jo të bënte humor

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jasharaj

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jasharaj, komentet e Kurtit i ka cilësuar si komente të pabazuara dhe jo të reja. Sipas tij, deklarata të tilla janë thënë qysh nga fillimi i grevës.

Në një lidhje telefonike me Portalin Dukagjini, Jasharaj ka thënë se arsyeja e vetme për të cilën arsimi në vend gjendet në një situtatë të tillë është i tëri si rrjedhojë e veprimeve të kryeministrit Kurti.

“U dëshmua greva, e dëshmoi uniteti i punëtorëve të arsimit dhe të punojësve civilë. Greva nuk është vullnet i tyre, por si pasojë e mungesës së dialogut dhe gatishmërisë së qeverisë për t’i plotësuar kërkesat e tyre”, ka thënë Jasharaj, gjersa ka theksuar se Kurti si kryeminstër i vendit duhej të gjente një zgjidhje, e jo të përpiqej të bënte humor.

Në një deklaratë, pas votimit në zgjedhjet e brendshme të LVV-së, Kurti ka thënë se sindikalistët i takojnë PAN-it dhe se ata kanë inati antiqeveritar. Lidhur me këtë, Jasharaj ka thënë se brenda sindikalistëve ka të atillë që votojnë Vetëvendosjen, LDK-në, PDK-në apo AAK-në dhe të tjera.

“Duhej të bisedonte seriozisht e jo të nxirrte fjali e të provonte të krijonte humor. Fajtor i kësaj situate është Qeveria Kurti dhe qëndrimi i gabuar i tyre ndaj kërkesave legjitime të grevistëve”, ka thënë Jasharaj.

Të dielën e 25 shtatorit janë shënuar një muaj që nga fillimi i grevës në arsim. Për këtë, Jasharaj ka thënë se ka pritur që këtë vikend do të pranonte ndonjë ofertë për takim, me qëllim që mësimi të kishte gjasa të fillonte nga e hëna.

“Nuk mund ta them këtë, kemi pritur që të shtunën e të dielën do të kemi ndonjë ftesë dhe këtë po e them duke u bazuar në një takim online ku ishin prezent kryetarët e nivele komunale dhe të universiteteve kanë qenë të kyçur. Edhe zoti Gola si kryetar i komisionit parlamentar është deputet i Vetëvendosjes, është debatuar dhe e kanë dëgjuar edhe vetë idenë e tij për të filluar mësimi dhe për të mos plotësuar ditaret. Shumica e kanë refuzuar dhe janë në pritje të ndonjë oferte serioze që ka të bëjë kryekëput me kërkesat  legjitime të tyre”, ka deklaruar Jasharaj.

Greva në arsim ka filluar që nga 25 gushti. Grevistët kanë kërkuar shtesën prej 100 eurosh, duke refuzuar ofertën prej 50 eurosh të Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, të cilën e kishte prezantuar së bashku me Ministrin e Financave, Hekuran Murati, në kuadër të pakos së përballjes së rritjes së inflacionit.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika