Haradinaj-Kurtit: Ndale grevën ose jep dorëheqje

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i ka bërë thirrje Kryeministrit Albin Kurti, për hapjen e shkollave pasi greva në arsim ka mbushur një muaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj





Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i ka bërë thirrje kryeministrit të vendit, Albin Kurti, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, për hapjen e shkollave, pasi greva në arsim të dielën e 25 shtatorit ka mbushur një muaj.

“Ndale grevën ose jep dorëheqje Albin Kurti”, ka shkruar Haradinaj.

Tutje, kryetari i AAK-së është shprehur që kryeministri, ose duhet ta pranojë se është i paaftë, ose duhet të gjejë një zgjidhje.

Paaftësia e Kurtit sipas Haradinajt, shihet te fakti se ai debaton me sindikatat, në të njëjtën kohë tallet me popullin.

“Sindikatat mund të jenë aty për t’ia nxirë jetën atij e çdo kryeministri tjetër dhe mund të jenë kundër tij e me dreqin e me të birin, por ai që duhet të gjejë zgjidhje është kryeministri e askush tjetër!”, ka theksuar ai.

Haradinaj i bëri thirrje kryeministrit të shkarkojë ministren e Arsimit dhe të hapë shkollat, duke e akuzuar që një gjë të tillë e ka bërë për shkak të kryeneçësisë së tij.

“Kush je ti që i ke dhënë të drejtë vetes që t’i lësh në rrugë 300 e sa mijë fëmijë!? A e di që e ke bllokuar krejt shtetin me kryeneçësinë tënde! Shkarkoje që sonte ministren e Arsimit dhe merr vendim për hapjen e shkollave. Mos shko më larg, sepse edhe ashtu ke kapërcyer çdo kufi! Boll ma!”, ka përfunduar ai.





Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika