Lista Serbe dyshon se FSK-ja është në Veri – paralajmërojnë Kurtin se nuk do të tolerohet një sjellje e tillë

Lista Serbe pretendon se FSK-ja ka hyrë në Veri të vendit pa lejen e KFOR-it. Ky subjekt politik, gjithashtu, ka akuzuar kryeministrin Kurti për shkelje të marrëveshjes së 2013-s e cila i ndalon FSK-së të jetë prezente në veri pa lejen e KFOR-it. Lista Serbe i ka bërë thirrje KFOR-it, UNMIKU-t dhe EULXI-it që të ndërmarrin masa

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti





Lista Serb (LS) ka pretenduar se në komunën e Zubin Potokut, ka pasur një inkursion nga ana e Forcës së Sigurisë së Kosovës(FSK).

“Inkursioni i paligjshëm i pjesëtarëve të Forcave të Sigurisë së Kosovës në territorin e komunës së Zubin Potokut. Është shkelje e rëndë e marrëveshjes së vitit 2013, e cila garantohet nga NATO dhe e cila garanton se asnjë formacion i armatosur i Prishtinës nuk mund të pushtojnë komunat serbe në veri pa miratimin e kryetarëve të këtyre komunave dhe komandantit të KFOR-it”, thuhet në komunikatën e Listës Serbe.

Ata kanë thënë se “edhe një herë u bëjmë thirrje autoriteteve që të ndërmarrin veprime parandaluese dhe të paralajmërojnë Kurtin se nuk do të tolerohet një sjellje e tillë”.

Sipas komunikatës së LS-së, ky subjekt politik po pretendon se pjesëtarët e FSK-së kanë qenë të pranishëm në komunat me shumicë serbe në veri të Republikës së Kosovës, dhe kjo pa dijeni dhe pa ‘lejen’ e kryetarëve të këtyre vendbanimeve me shumicë serbe.

“Lista Serbe me përgjegjësi pretendon se kryetarët tanë nuk e kanë aprovuar këtë shkelje brutale të marrëveshjes dhe rrezikimin e paqes në këto zona dhe kërkojmë reagim të menjëhershëm dhe të vendosur të komandës së KFOR-it ndaj këtij provokimi”, thuhet në komunikatën e tyre.

Sipas tyre, kjo është një përpjekje e Kosovës që “të pushtojë komunat në veri me goditje me armë, incidente të tilla janë të papranueshme dhe kërkojmë reagimin e të gjithë atyre që janë përgjegjës për një mjedis të sigurt dhe të sigurt për të gjithë qytetarët, mbi të gjitha KFOR-it, EULEX-it dhe UNMIK-ut”.

Ata kanë përfuduar duke e akuzuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, se kinse është duke bërë përpjekje t’i frikësojë qytetarët serbë në komunat e veriut.

“Duke ngritur tensione të largojë vëmendjen e publikut nga problemet e ndezura që po grumbullohen në Prishtinë”, kështu, sipas tyre, veprojnë vetëm liderët që janë manipulues e të paaftë.





Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika