Jake Sullivan: SHBA-të do të veprojnë ‘me vendosmëri’ nëse Rusia përdor armë bërthamore në Ukrainë

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i SHBA-së ka thënë se  "çdo përdorim i armëve bërthamore do të përballet me pasoja katastrofike për Rusinë"

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i SHBA-së, Jake Sullivan, flet për mediat gjatë konferencës së përditshme të shtypit në Shtëpinë e Bardhë më 20 shtator. Fotografia: Ron Sachs/EPA





“Amerika dhe aleatët e saj do të veprojnë ‘në mënyrë vendimtare’ nëse Rusia përdor armë bërthamore taktike në Ukrainë”, tha të dielën, këshilltari amerikan për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan, duke riafirmuar përgjigjen e mëparshme të Joe Biden ndaj shqetësimeve në rritje se kërcënimet e Vladimir Putin janë në rrezik të shtuar për t’u realizuar.

“Ne i kemi komunikuar Kremlinit drejtpërdrejt, privatisht dhe në nivele shumë të larta se çdo përdorim i armëve bërthamore do të përballet me pasoja katastrofike për Rusinë, dhe SHBA-të dhe aleatët tanë do të përgjigjen me vendosmëri, dhe ne kemi qenë të qartë dhe specifikë për atë që do të sjellë”, tha Sullivan për Face The Nation të CBS.

Sullivan tha se lideri rus Putin ishte “duke u tundur rreth kartës bërthamore në pika të ndryshme gjatë këtij konflikti” dhe ishte një çështje që administrata e Biden “duhet ta marrë shumë seriozisht sepse është një çështje e një serioziteti të madh – përdorimi i mundshëm i armës bërthamore për herë të parë që nga Lufta e Dytë Botërore”.

Në një intervistë të veçantë me CBS, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, tha se nuk ishte i sigurt se Putin po bënte bllof me kërcënimet bërthamore. “Ndoshta dje ishte bllof. Tani, mund të jetë një realitet”, tha ai. “Ai dëshiron të trembë gjithë botën”.

Shefi i sigurisë i administratës tha se kërcënimi bërthamor i Rusisë kundër Ukrainës, duke përfshirë shtrirjen e ombrellës së saj bërthamore mbi pjesët lindore të vendit që janë ende duke u kontestuar shtatë muaj pas pushtimit të saj, nuk do të shmangë SHBA-në dhe aleatët e saj.

“Ne do të vazhdojmë të mbështesim Ukrainën në përpjekjet e saj për të mbrojtur vendin dhe demokracinë e saj”, tha Sullivan, duke vënë në dukje më shumë se 15 miliardë dollarë të dhuruara për armë, duke përfshirë sistemet e mbrojtjes ajrore, qindra pjesë artilerie dhe fishekë artilerie që SHBA ka furnizuar në Ukrainë.

Ai tha se mobilizimi i trupave nga Moska ishte një “referendum i rremë në rajonet e pushtuara” që nuk do të pengonte SHBA-në. “Ajo që Putini ka bërë nuk është saktësisht një shenjë fuqie apo besimi – sinqerisht, është një shenjë se ata po luftojnë keq në anën ruse”, tha Sullivan.

Por, Sullivan shtoi se  është “shumë shpejt për të bërë parashikime gjithëpërfshirëse” në lidhje me një kolaps të forcave ruse.

“Unë mendoj se ajo që po shohim janë shenja të një lufte të pabesueshme mes rusëve – ju keni moral të ulët, ku ushtarët nuk duan të luftojnë. Dhe kush mund t’i fajësojë ata sepse ata nuk duan asnjë pjesë të luftës pushtuese të Putinit në vendin e tyre fqinj?”.

Sullivan vazhdoi “Rusia po has në vështirësi, por Rusia ende mbetet një armik i rrezikshëm dhe i aftë për brutalitet të madh.” Ai aludoi në vendet e varrimit masiv që përmbanin qindra varre që forcat ukrainase gjetën pas rimarrjes së Izium nga Rusia dhe tha “Ne vazhdojmë ta marrim seriozisht këtë kërcënim”.

Ai shtoi se SHBA, Agjencia Ndërkombëtare Atomike dhe rregullatorët bërthamorë të Ukrainës po punojnë së bashku për të siguruar që të mos ketë “shkrirje” në centralin bërthamor të Zaporizhzhia në Ukrainën lindore.

Ai tha se rusët kishin “nënkuptuar vazhdimisht se mund të kishte një lloj aksidenti në këtë fabrikë”.

Sullivan tha se reaktorët në termocentral ishin vendosur në “magazinim të ftohtë” për të “përpjekur për t’u siguruar që nuk ka kërcënim të paraqitur nga një shkrirje ose diçka tjetër në central. Por është diçka që të gjithë duhet ta mbajmë me vëmendje”.





Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika