Ministrja Haxhiu për masakrën e Abrisë: Drejtësia është e vetmja rrugë që ta zbehë dhimbjen

24-vjetorin e masakrës së Abrisë e ka përkujtuar dhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila ka thënë se krimet e luftës në Kosovë janë plagë, për të cilat, drejtësia është e vetmja rrugë që ta zbehë dhimbjen

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu duke bërë homazhe në varrezat e Abrisë





Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka përkujtuar 24-vjetorin e masakrës së Abrisë, në të cilën humbën jetën 23 anëtarët e familjes Deliu.

“Sot, në Abri përkujtojmë viktimat e një masakre të tmerrshme që ndodhi 24 vite më parë”, shkruan Ministrja Haxhiu.

Haxhiu ka thënë se nuk është kursyer jeta e askujt nga xhandarmëria serbe, “e cila kishte nisur spastrimin etnik, në cak rajonin e Drenicës, për të vazhduar gjithandej trojeve të Kosovës, me sulme veçmas ndaj popullsisë civile të pambrojtur”.

Ministrja e Drejtësisë ka shtuar se krimet e luftës në Kosovë janë plagë, për të cilat, drejtësia është e vetmja rrugë që ta zbehë dhimbjen.

“Do të angazhohemi për drejtësinë për të gjithë viktimat e krimit, duke kujtuar e përkujtuar secilën ngjarje tmerruese të cilën e përjetoi populli shqiptar nga regjimi i Serbisë”.

Pamje të postuara në llogarinë e Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu në Facebook

Ndryshe, 24-vjetorin e masakrës së Abrisë e ka përkujtuar dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Kreu i Qeverisë së Kosovës është shprehur se mjafton të shihen moshat kufitare të viktimave të kësaj masakre, për të kuptuar se sa çnjerëzore ishin forcat serbe.

“Sot bëhen 24 vjet prej kur më 26 shtator 1998, forcat serbe vranë dhe masakruan 23 anëtarë të familjes Deliu, në fshatin Abri e Epërme të Drenasit. Mjafton të shihen moshat kufitare të viktimave të masakrës së Abrisë, nga më i moshuari Fazli Deliu 94 vjeç deri te më e vogla Diturije Deliu 6 javëshe, për të kuptuar se sa totale dhe çnjerëzore ishte kjo masakër që kryen forcat serbe mbi këta 23 civilë shqiptarë të pafajshëm”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Shefi i ekzekutivit ka thënë se çdo vit më 26 shtator, në përvjetorët e masakrës së Abrisë, 23 të vrarët e kësaj masakre nuk mund të përkujtohen pa Imer Deliun, familjarin e gjallë të tyre.





Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika