Shkolla “Hasan Prishtina” të martën e fillon mësimin me orar të reduktuar

Shkolla fillore dhe e mesme e ulët, “Hasan Prishtina”, ka vendosur që të martën ta fillojë mësimin me orë të shkurtuara, të cilat do të zgjasin nga 30 minuta

FOTO ILUSTRUESE





Shkolla fillore dhe e mesme e ulët, “Hasan Prishtina” në kryeqytet, të martën do ta fillojë mësimin me orar të reduktuar.

Në njoftimin e tyre thuhet se, ky vendim është marrë pas takimit të Këshillit të Arsimtarëve dhe të Këshillit Grevist të Sindikatës së shkollës, ku është vendosur që të përkrahet greva, por edhe të fillojë mësimi me orë mësimore, të cilat do të zgjasin nga 30 minuta.

“Në takimin e sotëm të Këshillit të Arsimtarëve dhe të Këshillit Grevist të Sindikatës së shkollës, pas diskutimeve u vendos që të përkrahet greva deri në realizimin e kërkesave, por edhe në anën tjetër nga nesër, më 27 shtator të fillojë procesi mësimor me orar të reduktuar të orëve mësimore në 30 minuta”, thuhet në njoftimin e kësaj shkolle.

Grevat e sindikatave kanë filluar që nga data 25 gusht e këtij viti dhe janë duke vazhduar ende. Kërkesë kryesore e tyre është shtesa prej 100 eurosh, deri në miratimin e Ligjit të Pagave, i cili tashmë është në konsultim publik.





Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika