Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka publikuar një video të një termocentrali lundrues të prodhimit të energjisë të vendosura në Vlorë nga kompania amerikane ‘Excelerate Power’.
Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, së bashku me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim në Shqipëri e kanë vezhguar punën e termocentralit lundrues të Vlorës.
“Shqipëria po punon intensivisht për të rritur kapacitetet prodhuese të energjisë”, ka shkruar në Facebook Rama.
Por sipas tij kjo është duke u bërë për dy arsye përveç tejkalimit të krizës është dhe për ta realizuar planin strategjik të Shqipërisë.
“Jo vetëm për përballimin e krizës që ka vendosur në vështirësi të gjithë botën, po edhe për të realizuar planin strategjik të Shqipërisë sovrane dhe eksportuese neto në energji”, ka përfunduar Rama duke thënë se ky projekt është realizuar fal Bashkimit në mes të Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.