Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka takuar të hënën në dy takime të ndara dy ambasador të vendeve mike të Turqisë dhe Kanadasë.
Ai ka thënë se, “kontributi i Kanadasë për Republikën e Kosovës është i rëndësishëm edhe në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes”
Mehaj ka treguar se i ka shprehur mirënjohjen e tij, ambasadori jo-rezident të Kanadasë në Kosovë, Alan Bowman për kontributin e Kanadasë në të gjitha fushat në funksion të zhvillimit dhe fuqizimit të Republikës së Kosovës.
“Të dy u pajtuam që të identifikojmë fushat me interes të përbashkët për të ndërtuar bashkëpunimin edhe në fushën e sigurisë dhe Mbrojtjes në interes të dy vendeve, si dhe paqes, sigurisë dhe stabilitetit të përgjithshëm”, ka shkruar Mehaj në Facebook.
Ndër të tjera ai ka shtuar edhe se “kontributi i Republikës së Turqisë është shumë i rëndësishëm në perspektivën zhvillimore të FSK-së”.
Ndërsa ambasadorin e Republikës së Turqisë në Kosovë, Çagri Saka, e Mehaj e ka falënderuar “për ndihmën dhe mbështetjen e ofruar në ndërtimin, zhvillimin dhe avancimin e aftësive dhe kapaciteteve operacionale ushtarake të FSK-së”.
“Të dy u pajtuam që bashkëpunimi në nivel të ministrive të mbrojtjes dhe forcave tona të fuqizohet edhe më tej në funksion të paqes, sigurisë dhe stabilitetit rajonal e më gjerë”, ka theksuar Mehaj në Facbook.