Kryeministri në largim i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka thënë se aksioni kundër kontrabandës së cigareve në portin e Tivarit kishte qenë arsyeja e financimit të mocionit kundër qeverisë së tij.
Këtë financim, sipas Abazoviq, e kanë bërë kompanitë e afërta me presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviq.
“A e dini kur ka filluar të rrëzohet qeveria? Jo kur ishte shkruar kontrata me kishën, por 10 ditë pasi kam hyrë në kabinet. Kur kemi bërë një aksion të madh në portin e Tivarit dhe kemi kapur 148 mijë paketa cigare, në treg kishte vlerën mbi 120 milionë euro”.
“Ishin cigare kontrabandë, që janë të konfiskuara prej shtetit dhe do t’i djegim. Çka ka ndodhur? Në atë moment, ajo ka qenë 10-12 ditë pasi ka nisur qeveria e re”, ka sqaruar Abazoviq.
“Por, pronari është një kompani që e kam përmendur në parlamentin e Malit të Zi, që ka të bëjë me ndërtimin në Mal të Zi, e cila ishte afër Gjukanoviç, edhe financon komplet median dhe fushatën kundër meje për shkak të këtyre gjërave”.
Sipas Abazoviq-it, fushata kundër tij ishte bërë duke i financuar mediat për shkak të 120 milionë eurove, raporton TVKlan.