Bujar Osmani: Qeveria stabile, fjalën e fundit e ka Ahmeti

Zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osamani, i  thënë se  partia është një strukturë politike stabile në të cilën edhe më herët ka pasur luhatje, por ato i ka tejkaluar pa pasoja sepse  Ali Ahmeti e ka fjalën e fundit

Ministri i Punëve të jashtme të Maqedonisë së Veriut Bujar Osmani

Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujra Osmani dhe njëherësh zëdhënësi në BDI,ka folur për krizat brenda  kësaj partie politike që sipas ti nuk  do të ndikojnë në stabilitetin e qeverisë.

Më tej Osmani ka treguar se kush e thotë fjalën e fundit në BDI, sipas tij është Ali Ahmeti e ka fjalën  e fundit  sepse BDI-ja është një strukturë politike stabile në të cilën edhe më herët ka pasur luhatje, por ato i ka tejkaluar pa pasoja.

“Ahmeti dhe BDI kanë qenë faktor i stabilitetit politik dhe garantues i kursit euroatlantik të vendit për 20 vjet. Vetëkuptohet se do të ketë tentativa për sulme të atij lloji, nuk e kam fjalën konkretisht për brenda, por ka edhe këtë lloj dezinformimi në opinion dhe gjëra të tjera”.

“BDI është një strukturë politike stabile në të cilën ka pasur lëkundje dhe lëkundje të brendshme nga jashtë brenda, por ne i kemi tejkaluar pa pasoja për stabilitetin e partisë dhe stabilitetin e Qeverisë. Pra absolutisht nuk presim zhvillim të mëtejshëm të ngjarjeve”, ka thënë Osmani.

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti

Edhe kryetari i BDI-së  Ali Ahmeti i ka komentuar letrën nga “Grupi i Zjarrit”, që i është drejtuar ati ku në të janë nënshkruar edhe dy deputetët, Izet Mejiti dhe Merita Kodzadziku, por kjo sipas Ahmetit nuk e kërcënon aspak shumicën parlamentare.

“Unë mendoj se i gjithë grupi parlamentar nuk është i përkushtuar për të rrezikuar të ardhmen e gjeneratave, por është fjala për politika të përkohshme ditore që nuk mendoj se janë të pariparueshme dhe të pakapërcyeshme”,  kishte deklaruar  kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.

Kërkesa kryesore e grupit të pakënaqur të BDI-së në deklaratën e dhënë është që BDI të kthehet në pozitën e 18 viteve më parë, e organizuar dhe e strukturuar. Nënshkrues të letrës janë figura të shquara të BDI-së, si Izet Majiti, Blerim Bejeti, Moussa Xhaferi dhe Nevzat Beita.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika