Ministri Krasniqi thotë se komunat duhet të kenë koordinim të mirëfilltë me nivelin qendror

Ministri i MAPL-së, Elbert Krasniqi ka thënë se ky dikaster do të vazhdojë të mbështesë komunat me qëllim të rritjes së zhvillimit ekonomik lokal dhe ofrimit të shërbimeve më cilësore për qytetarët

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi në një intervistë për RTV Dukagjini





Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal(MAPL), Elbert Krasniqi, pas takimit të së shtunës së 24 shtatorit në mes të kryeminstrit Kurti, ministrave te linjës dhe kryetarëve të komunave të Kosovës për të diskutuar raportet në mes të nivelit qendror dhe atij lokal, ka thënë se ka qenë një takim i frytshëm.

Në një intervistë në emisionin “Five”, ministri Krasniqi ka theksuar se komunat duhet të jenë në koordinim me nivelin qendror.

Ai ka thënë se MAPL do të vazhdojë të mbështesë komunat me qëllim të rritjes së zhvillimit ekonomik lokal dhe ofrimit të shërbimeve më cilësore për qytetarët

“Ishte takim i mirë, takimi i dytë për këtë vit sigurisht do të kemi edhe një takim permbyllës por ky ishte specifik ngase komunat po votojnë për buxhetet komunale dhe është me rëndësi që kjo të jetë ne koordinim me nivelin qendror”.

Sipas Krasniqit, në takim është diskutuar edhe për projekte të cilat financohen nga ministria po që rrezikojnë të realizohen për shkak të ngecjeve nga operatorët lokalë.

Siç thotë ai, kryetarët e komunave duhet të jenë më të zëshëm dhe të kërkojnë nga operatorët të përmbushin obligimet e tyre.

“Këtu nuk duhet të fajësohen kryetaret e komunave, operatorët shpesh dinë t’i lënë përmbushjet e projekteve per ditët e fundit mirëpo për ne është me rëndësi të përmbushet kontrata, të kryhet puna ne standardet e parapara dhe të mos ketë projekte që duhen të financohen edhe vitin tjetër”.

Krasniqi ndër të tjera ka thënë se greva nuk ka pse të ndikojë në këto projekte të komunës, sepse kontratat janë në mes të komunës dhe operatorëve.

“Në ato komuna ku isha deri tash nuk ka pasur greva nga administrata dhe pse kam takuar grevistët prapë se prapë kanë ofruar sherbime per qytetaret mirëpo ka edhe ankesa nga qytetaret te cilet ju ka pamundsuar të marrin shërbimet e e nevojshme për shtesat e fëmijeve dhe kjo ka qene nje alarm qe te diskutojmë me kryetarët e komunave”.

Ministri ka theksuar se do të mbështeten të gjitha administratat lokale nga ana e ministrisë në mënyrë që të kenë shërbime adekuate për qytetarët.

Ndryshe më 24 shtator, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, Ministri i Financave, Hekuran Murati dhe Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi së bashku me Kryetarët e Komunave kanë mbajtur një takim ku kanë diskutuar për bashkëpunimin në mes nivelit qendor dhe atij lokal.





Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika