Gjatë seancës parlamentare, nënkryetari i Kuvendit nga Partia Demokratike e Kosovës, Enver Hoxhaj, përmendi hapjen e qiellit dhe kryqëzimin e yjeve, kryeminstri Kurti ia ktheu me batutë se nuk i di këto çështje, dhe fton të i përgjigjet profesori dhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Jahja Koka.
Pas fjalës së kryeministrit Kurti, i cili gjatë seancës parlamentare tha se kanë nënshkruar 85 marrëveshje ndërkombëtare dhe teknike si dhe kanë nisur vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me shtete të reja.
Në lidhje me këtë bëri replikë Nënkryetari i Kuvendit nga PDK, Enver Hoxhaj duke thënë se meqë ka ndodhur një zhvendosje e madhe ndërkombëtare e cila mund të jetë mundësi e madhe për Kosovën sot në seancë sipas tij ka qenë i ftuar të tregoj se çfarë do të bëjë me këtë mundësi të madhe.
Ai u shpreh se tek praktikuesit e fesë myslimane kësaj i thonë u hap qielli, e të fesë krishtere thonë se janë kqyqëzuar yjet, dhe tha se politika e jashtme buron nga karakteri i vendit dhe identitetit, por pa yll polar nuk ka politikë të jashtme.
“Meqë ka ndodhur një zhvendosje e madhe ndërkombëtare, e cila është për Kosovën një kohë e mundshme e vetmisë, izolimit, por e cila mund të jetë për Kosovën një mundësi shumë e madhe. Ne e kemi ftuar kryeministrin sot për të na treguar se çka do të bëjë për këtë mundësinë e madhe, në këtë dritare të re që ofrohet. E di që shumica e jush jeni me ramazan, tek myslimanët kësaj i thonë me u hap qielli. Njëherë hapet. Ka mundësin që qielli është hapur dhe unë po pres prej kryeministrit të del dhe na tregojë se çka me bë. Krishterët thonë me u kryqëzu yjet, prandaj ju kisha ftuar të diskutojmë për këto tema. Pa busullë, pa yll polar s’ka politikë të jashtme”, ka thënë Hoxha në foltoren e Kuvendit.
Hoxhaj shtoi se është mirë që kryeministri të tregoi për vitin 2025 si do ta ri-pozicionoi Kosovën.
“E ftoj kryeministrin që jo për këtë vit por për 2025 të na tregoj sesi do me ri-pozicionu Kosovën është si me pas një program të ri të Iphone, ajo çka tha kryeministri është Nokia”, tha Hoxhaj.
Pas kësaj reagoi kryeparlamentari Glauk Konjufca duke thënë në formë batute se “kujdes se Nokia i ka do modele të reja”.
Përgjigje për këto kritika të Hoxhajt gjithashtu pati edhe kryeministri Kurti, duke shtuar se qeveria ka kthyer dinjitetin në përfaqësim jashtë vendit.
“Ne konsiderojmë që barazia, arrihet përmjet përfaqësimit të dinjitetshëm. Orientimet tona gjeopolitike tashmë dihen. Sa për atë, a u hap qielli, a u mbyll qielli, a ylli polar, unë ato nuk di, por e ftoj profesorin Jahja Kokaj që të përgjigjet”, është shpreh Kurti.
Duke bërë batutë në lidhje me këtë pasi që Jahja Koka ishte doktori i parë i holografisë laserike në ish-Jugosllavi dhe është inkuadruar në hulumtime të Administratës Kombëtare e Aeronautikës dhe Hapësirës (NASA).
E pas kësaj Kokaj, mori fjalën filloi që t’i sqaroj Hoxhajt fenomenin e hapjes së qiellit dhe kryqëzimit të yjeve i cili tha se fenomeni i hapjes së qiellit ndodh në mes të natës kur paraqitet një dritë befasuese.
Ai nuk u ndal me kaq, duke folur edhe për yllin polar dhe ndërrimin e orientimit të tij pas 13 mijë vjetësh.
“Ylli polar është yll që na shërben për orientim, dhe ky orientim falë faktit se boshti i tokës është konstant, drejtimi i tij është konstant, por pas 13 mijë vjetësh ndërron edhe ai drejtim. Në të kaluarën vend të yllit polar ishte ylli faban apo shaban, në të ardhmen do të jetë një yll tjetër i quajtur vega”, ka thënë Kokaj.